Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë dëshmore/Lista e 596 partizaneve që morën pjesë në luftë

Gjithmonë në kohë lufte, gruaja shqiptare ka dalë nga guaska prej shtëpiakeje dhe ka luftuar me armë për të mbrojtur familjen dhe atdheun. Emrat e shumë grave si: Teuta, Mamica, Shote Galica e shumë të tjera e kanë emrin të skalitur në historinë e Shqipërisë. Por gjatë gjithë historisë së vendit tonë, roli i femrës u ndie më shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur vendi u pushtua nga nazifashistët. Rreth 600 gra dhe vajza u ngritën në luftë për çlirimin e vendit përkrah burrave, duke dhënë edhe jetën. Ato thyen tabutë e kohës, duke u bërë një shtyllë e fortë e Luftës Nacionalçlirimtare. Gazeta “Tirana Observer” publikon listën e emrave të grave partizane të marra nga arkivat shtetërorë, historinë dhe organizimin e tyre kundër pushtuesve për çlirimin e vendit.
Historia
Në kohën kur vendi ynë po kërcënohej nga pushtimi italian, bashkë me grupet e rezistencës u bashkuan dhe gratë shqiptare. Ato zotëronin aftësitë e duhura intelektuale për të dalluar që demagogjia fashiste do ta çonte Shqipërinë drejt shkatërrimit dhe jo drejt zhvillimit siç pretendonin italianët. Kur i gjithë vendi u pushtua, qëndresa e vajzave dhe grave ishte nga format më të ndryshme. Qendra u bënë qytetet e mëdha me shkollat e tyre për vajza. Instituti femëror u bë një vatër e rezistencës kundër fashizmit, idetë komuniste kishin filluar të përhapeshin midis vajzave dhe bëheshin edhe më të forta. Vajzat ndërmerrnin veprime brenda institutit si: nuk nderonin fashistët, grisnin flamurin italian dhe thyenin fotografitë e Duçes. Kundër këtyre veprimeve u morën masa si përjashtime apo dënime brenda institutit. Në qytete e tjera të Shqipërisë, format e qëndresës ishin të njëjta, vajzat e shkollës së punës fishkëllyen dhe bënë zhurmë në momentin kur doli fotografia e Duçes. Vajzat e gjimnazit të Shkodrës morën pjesë aktive në demonstratën e madhe antifashiste që u organizua më 28 nëntor 1940. Mbasi në Tiranë, vajzat e institutit kishin prishur një mbledhje në përkujtim të marshimit fashist mbi Romë, të cilën e kthyen në një demonstratë të madhe, u përjashtuan nga ky institut dhjetë vajza. Gjithmonë merrej masa e përjashtimit për ato që quheshin elementë shqetësues për fashistët, një nga vajzat ishte Margarita Tutulani. Gruas iu rezervua një rol i rëndësishëm në pjesëmarrjen e saj në Luftën Nacionalçlirimtare. Për rritjen e numrit të gruas në këtë lëvizje u angazhua një bërthamë e vogël grash. Puna e tyre e parë ishte të punonin me gratë e tjera në lagjet e tyre, duke formuar grupe diskutimesh, u shpërndanin trakte e komunikata. Pjesëmarrëse u bënë edhe gratë e fshatit, ato do të mjekonin partizanët e plagosur apo do t’i krijonin ndonjë strehë për t’u fshehur. Gratë iu drejtuan shkollave për të krijuar edhe aty celula. Në këto shkolla krijoheshin aktivitete, diskutohej, lexoheshin komunikata dhe këndoheshin këngë patriotike. Në lëvizje u tërhoqën gra të të gjitha profesioneve, infermiere, mësuese, etj. Femra kishte aftësi depërtuese nëpër familje për të propaganduar luftën kundër pushtuesve. Duke shfrytëzuar festat tradicionale, piknikët e ekskursionet, gratë mblidheshin dhe diskutonin për politikën dhe luftën. Gratë përdorën një tjetër mjet propagandues, teatrin, ato jepnin shfaqje nga jeta e lufta e grave, duke krijuar një efekt të madh në popull. Gruaja po fitonte vendin e saj në shoqëri dhe po e ndryshonte konceptin e gabuar që kishin shqiptarët në përgjithësi për femrën.
Si u organizuan gratë
Në frontin e madh që u krijua kundër pushtuesve, gratë nuk kishin si të mungonin. Ato krijuan Organizatën e Gruas, me qëllim që pjesëmarrja e gruas të ishte e organizuar dhe në të ardhmen gratë të ishin të afta kur të viheshin në poste drejtuese. U krijua Bashkimi i Gruas Antifashiste Shqiptare dhe në rrethe filloi ngritja e këshillave të gruas antifashiste. Në Konferencën e II Nacionalçlirimtare që u mbajt në Labinot të Elbasanit më 4 shtator 1943, mori pjesë edhe një delegacion i gruas e përbërë nga Ollga Plumbi, Ela Gjikondi dhe Nexhmije Xhuglini. Në konferencë, delegacioni bëri kërkesë që Organizata e Gruas të njihej dhe të bëhej pjesë e Frontit Nacionalçlirimtar, kërkesa e tyre u aprovua. Në Tiranë u zgjodh nga 100 delegatë të lagjeve të ndryshme, Këshilli i Gruas Antifashiste. Kryetare ishte Ollga Plumbi me sekretare Nexhmije Xhuglinin. Por pati dhe nga ato gra intelektuale që nuk mbajtën qëndrim miqësor ndaj kësaj organizate të gruas. Këto gra mendonin se Bashkimi i Grave Antifashiste nuk duhej të bashkohej me një forcë politike, por duhej të bashkëpunonte me të gjitha forcat e tjera kundër fashizmit. Këto pikëpamje nuk u pranuan dhe gratë që e mendonin kështu u përjashtuan nga organizata. Këshilla tashmë kishte dhe në fshat, por puna aty ngadalësohej nga elementët fanatikë. Në Veri të vendit këshillat u ngritën më vonë, si pasojë e kundërshtimit të vendasve me krerët e tyre. Disa nga gratë humbën jetën në disa prej punëve që u ishin ngarkuar këshillave. Esma Dervishi, anëtare e këshillit në Karbunarë u vra tek çonte ushqime në mal. Sarete Gabaj, aktiviste e organizatës u kap nga nazistët dhe u torturua për ditë me radhë dhe më në fund u dogj e gjallë, sepse nuk u dha informacion nazistëve. Organizata filloi punën e saj në terren, atje ku kishte më shumë nevojë. Bule Naipi, e dërguara e Komitetit të Qarkut të Gjirokastrës punonte në Libohovë e Konispol, duke ngritur aktive femrash të reja dhe grupe edukative. Këto do ishin dhe bërthamat e organizimit femëror. Gra si Qeriba Derri u kthyen nga Franca ku kishin emigruar dhe u bashkuan me lëvizjen antifashiste. Qeribaja ngriti organizata grash në shumë fshatra, por ajo nuk mjaftohej vetëm me kaq. Në Operacionin e Dimrit të janarit 1944, Qeribaja ndodhej bashkë me batalionin e dytë të Brigadë V Sulmuese, në grykën e malit të Pishës. Atje ajo tregoi një heroizëm për t’u lavdëruar, e tradhtuar më vonë, Qeribaja burgoset në Burgun e Vlorës. Ajo torturohet barbarisht për të dhënë informacion, por që kurrë nuk u dorëzua. Qeriba Derri pushkatohet më 4 prill 1944. Si nevojë e menjëhershme u konsiderua ngritja e një organi shtypi, i cili i shërbente shumë më mirë çështjes kombëtare. Drejtimin e kësaj reviste e mori Nexhmije Xhuglini dhe Ollga Plumbi. Vendi i botimit ndryshonte shpesh si pasojë e terrorit që ushtronin fashistët.  Më prill 1942, gratë e Kavajës të mbuluara me çarçaf e perçe dolën bashkë me burrat e me të rinjtë në demonstratë për të kërkuar bukë. Në Elbasan, më 8 gusht 1942, mjaft vajza morën pjesë në demonstratën e bukës. Haxhire Myzyri e Aleksandra Mano goditën majorin e xhandarmërisë fashiste me shuplaka e me zymbylet që kishin në duar. Një nga demonstratat më të përgjakshme ishte ajo e qytetit të Korçës, ku mbetën të vrarë 59 persona dhe u plagosën 93 të tjerë, shumica e tyre ishte gra.

Konferenca I
Më 17 mars 1943, në Tiranë, gratë e Shqipërisë organizuan për herë të parë në historinë e vendit tonë, Konferencën I të tyre. Kjo konferencë u organizua nga Fronti Antifashist i Gruas, për të ndërgjegjësuar masën e grave, që ato të jepnin një kontribut më të madh në luftën kundër fashizmit. Vetëm mbi bazën e një bashkimi të organizuar do të mund të çimentoheshin lidhjet midis grave, si dhe uniteti i tyre në kuadër të Frontit të përbashkët Antifashist Nacionalçlirimtar. Karakteristikë themelore e organizimit do të ishte se ai do të krijohej si një bashkim luftarak për qëllimet e luftës, do të krijonte edhe kushtet për emancipimin e plotë të gruas. Në këtë konferencë morën pjesë gra nga të gjitha viset e Shqipërisë.
Vijon nesër

Emrat e grave partizane

1. Fiqerete Sanxhaktari
2. Nexhmije Xhuglini
3. Bule Naipi
4. Ramize Gjebrea
5. Frosina Plaku
6. Ollga Plumbi
7. Margarita Tutulani
8. Qeriba Derri
9. Dije Peza
10. Myrvete Peza
11. Ismete Lila
12. Zyra Fera
13. Vito Çajupi
14. Elizabeta Stefani
15. Dhora Prendi
16. Fato Berberi
17. Parashqevi Llukani
18. Fete Gjini
19. Myzejen Galanxhi
20. Burbuqe Gjergji
21. Liri Hakani
22. Vasilika Misha
23. Eftimi Stratobërdha
24. Marika Isak
25. Violanda Cicko
26. Perifana Todorushi
27. Kasiani Paskali
28. Milka Selenica
29. Vasilika Blushi
30. Naile Fera
31. Stoli Xhemali
32. Dallëndyshe Ymeri
33. Kanarina Sulo
34. Ylvije Shehu
35. Lefteri Muço
36. Gjenovefa Muço
37. Shanisha Memisha
38. Hatixhe Memisha
39. Eleni Bakalli
40. Kristina Bakalli
41. Nepi Sota
42. Aleksandra Kasapi
43. Frosina Llambro
44. Kristina Bele
45. Jorgji Papa
46. Eva Deliu
47. Ismihane Lika
48. Leonora Panda
49. Vefi Sukulli
50. Vangjeli Mile
51. Dhoksi Prevazi
52. Afërdita Mosho
53. Violeta Atile
54. Mesaret Karagjozi
55. Ifi Pallacka
56. Bukurie Hoxha
57. Afërdita Stratobërdha
58. Aleksandra Pergjika
59. Eleni Shambilli
60. Emine Metaj
61. Ender Myteveli
62. Fatime Kasëmi
63. Foto Dushku
64. Janko Osmani
65. Stela Karapataqi
66. Sabrie Buzhiqi
67. Xhevo Shehu
68. Llavri Goga
69. Milika Terova
70. Kostaqe Toçi
71. Safka Misja
72. Thëllëza Mastori
73. Fatiri Seferi
74. Nesibe Kseno
75. Lejla Bido Malo
76. Mellani Beqari
77. Arqilini Stamo
78. Hajrie S. Xhemali
79. Bukurie Bazo
80. Sina Papamihali
81. Xhemile Korbi
82. Margarita Gjerazi
83. Paqize Bozgo
84. Ikbale Kelo
85. Refo Bakiri
86. Ervehe Gorishti
87. Fato Elmazi
88. Inajete Dumi
89. Sille Gjika
90. Kimete Bozhigradi
91. Persefoni Todri
92. Eleni Terezi
93. Ebide Mirzade
94. Margarita Totokoçi
95. Olimbi Progri
96. Polikseni Thomo
97. Urani Prendi
98. Shpresa Hoxha
99. Marika Isaku
100. Vera Isaku
101. Milka Selenica
102. Zyjbede Xhuli
103. Esma Dervishi
104. Sarete Gabaj
105. Jeta Abazi
106. Zyhra Radhima
107. Liri Arapi
108. Cie Mandro
109. Tefta Muço
110. Bexhide Myftiu
111. Argjiro Leka
112. Athina Bakalli
113. Izmi Kokobobo
114. Manushaqe Qadhimi
115. Silla Gjeçi
116. Fato Ahmeti
117. Liri Vrusho
118. Qanie Xhindole
119. Elpiza Laçka
120. Ferka Furxhi
121. Irfan Delli
122. Zylfie Gabrani
123. Gjyzela Jakova
124. Sofika Xibinaku
125. Lumturi Gabrani
126. Katina Batalli
127. Donika Murzaku
128. Shenaze Juka
129. Jolanda Xhuvani
130. Nehabet Bakiri
131. Qibrie Ciu
132. Ora Kazazi
133. Afërdita Shahini
134. Vangjelo Sotiriadhi
135. Lefteri Kapo
136. Irfan Çoçolli
137. Nurie Çiço
138. Nefo Puto
139. Fidres Toto
140. Meriban Najdeni
141. Burbuqe Haxhihyseni
142. Leman Çoçolli
143. Hava Spahiu
144. Tixhe Deliu
145. Arta Maliqi
146. Mellani Andoni
147. Olimbi Duri
148. Ikbale Mema
149. Melpomeni Çobani
150. Aleksandra Deci 151. Jolanda Cicko
152. Marika Cicko
153. Krisa Floqi
154. Meropi Manushi
155. Vangjeli Spiro
156. Arta Spiro
157. Vangjeli Vithkuqi
158. Pipina Opari
159. Marie Gogoli
160. Ançe Nushi
161. Kaliori Lako
162. Lefti Kallajxhi
163. Goni Gjeçi
164. Drita Avdia
165. Kristina Dumi
166. Sevi Minja
167. Mellani Rada
168. Fatushe Çerma
169. Shahu Çerma
170. Hane Cerova
171. Hatixhe Cuka
172. Shaho Luçi
173. Nadire Radovicka
174. Fetie Xhabia
175. Life Jonuzi
176. Adile Jashari
177. Vehibe Mustafa
178. Nedime Bako
179. Vitore Perolli
180. Fatime Tuzi
181. Ballkize Shazi
182. Vasfie Shehu
183. Hyrmete Kokomani
184. Veze Vogli
185. Leonora Andoni
186. Fatime Bajraktari
187. Liri Dodbiba
188. Tefta Dodbiba
189. Vjollca Xhufka
190. Qefser Baholli
191. Myzejen Baholli
192. Ismete Baholli
193. Ollga Tollka
194. Jorgji Kallço
195. Zekije Prodan
196. Nazime Selenica
197. Resmie Lubonja
198. Vasilika Pandilli
199. Ollga Riza
200. Juli Prifti
201. Pavlina Gjata
202. Afërdita Pepi
203. Bukurie Molla
204. Shaho Luçi
205. Ica Çorti
206. Resmie Shehu
207. Adile Demi
208. Irini Nasi
209. Androniqi Frashëri
210. Margarita Lako
211. Hareko Xhango
212. Fato Zotaj
213. Rexho Kapo
214. Hinxhi Ibrahimi
215. Urani Thano
216. Ervehe Banci
217. Nënoçe Osmani
218. Gjena Mone
219. Hanko Dautaj
220. Pashako Aliko
221. Inajete Gega
222. Sadete Luari
223. Meliha Axhemi
224. Marije Prifti
225. Marije Gjani
226. Erifili Gjani
227. Kaliopi Doksani
228. Meliha Panidha
229. Niqi Bishka
230. Refije Çaodari
231. Bukurie Çepani
232. Ganimete Hysi
233. Sose Veseshta
234. Feime Demi
235. Niko Çela
236. Xemile Korbi
237. Fitnete Qesja
238. Dije Peza
239. Myrvete Peza
240. Trane Koçi
241. Fatushe Bedalli
242. Nadire Godelli
243. Urani Pano
244. Aneta Tërova
245. Jorgji Lubonja
246. Dhora Pendavinji
247. Marieta Luarasi
248. Pasa Gjino
249. Katerina Kallanxhi
250. Efterpi Xoxe
251. Aleksandra Bojdani
252. Lisaveta Balli
253. Pulike Kristo
254. Fani Velko
255. Ana Laveri
256. Marianthi Panariti
257. Ana Stefa
258. Angjelina Tupa
259. Vanthi Nashi
260. Olimbi Kita
261. Vani Simaku
262. Habibe Delli
263. Hava Rada
264. Fatime Këllezi
265. Tije Këllezi
266. Fatime Hysejni
267. Xhexhe Çelo
268. Drita Çelo
269. Naxhie Xhuglini
270. Hava Tufa
271. Qamile Kaba
272. Gashe Qesja
273. Jallsdëz Spahiu
274. Setka Basha
275. Manushaqe Alla
276. Nurie Petrela
277. Qamile Shaba
278. Zyrako Çela
279. Frosina Deçka
280. Ferka Furxhi
281. Flora Andoni
282. Hajdie Kubati
283. Sulltane Kubati
284. Shana Kokushta
285. Llambrini Manastirliu
286. Mereme Kusaku
287. Ruze Dishnica
288. Anife Qatipi
289. Myhyrie Huta
290. Servete Huta
291. Gjyle Përpunja
292. Hariklla Monari
293. Ruze Frashëri
294. Hane Shyri
295. Fitnete Shyri
296. Athina Mame
297. Nekie Minushi
298. Sabrie Sallaku
299. Lefka Pano
300. Ismete Peza

Please follow and like us: