“Lista me 375 emra, drejtues shteti, deputetë opozitarë e gjyqtarë që janë përgjuar nga qeveria Rama”
“Lista me 375 emra, drejtues shteti, deputetë opozitarë e gjyqtarë që janë përgjuar nga qeveria Rama”.
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën se po përgjon personalitet shtetërore dhe politike, duke shkelur kështu Kushtetutën e Shqipërisë.
Sipas Berishës, në listën e të përgjuarve janë ambasadoret e vendeve te mëdha perëndimore dhe shefat e shërbimeve perëndimore, shefat e misioneve te institucioneve ndërkombëtarë te akredituar ne Tirane. Ish kryeministri ka shtuar se në listën e të përgjuarve ka pronarë e drejtues të mediave elektronike dhe të shkruara, portaleve dhe blogjeve kundërshtare apo kritikë të qeverisë. Berisha i bën thirrje Presidentit të reagojë dhe të informojë shqiptarët për këtë, siç e quan ai, aferë kriminale. Në listën e publikuar nga Berisha, që sipas tij janë në përgjim, është Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe shumë të tjerë, duke mos përjashtuar as kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa deputetë të LSI-së.
Statusi i Berishës:
Ja disa nga personalitetet shteterore dhe politike nga lista e 375 te pergjuarve nga institucionet shteterore, partite politike, biznesi, media dhe bota artistike te pergjuar prej 6 muajsh ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten nga manjaku Edvin Shullazi!
- Presidenti i Republikes, Bujar Nishani
- Sekretari i pergjithshem i presidences, Florian Nuri
- Kryetari i parlamentit, Ilir Meta
- Kryetari i PD, Lulzim Basha
- Kryetari i Gjykates Kushtetuese, Bashkim Dede
- Kryetari Gjykates se Larte, Xhezair Zaganjori
- Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla
- Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani
- Ministri i Bujqesise, Edmond Panariti
- Kryetari i Bashkise, Erion Veliaj
- Drejtori i Sherbimit informativ shteteror, Visho Ajazi
- Kryetari i Komisionit te Kontrollit te Shtetit, Bujar Leskaj
- Avokati i Popullit, Igli Totozani
- Guvernatori i Bankes se Shtetit, Sejko
- Anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe te Larte
- Kryetari i Gjykates se Apelit per Tiranen, Alaudin Malaj dhe me vone Hysni Demiri
- Kryeyari i Gjykates Administrative, Kastriot Selita
- Kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruçi dhe deputetet Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi
- Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka dhe deputetet Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda
- Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule
- Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Shpetim Idrizi
- Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu
- Kryetri i Partise Agrare, Agron Duka
- Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi
- Deputetet e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo etj,etj.
Burimet dixhitale bejne me dije se ne listen e te pergjuarve jane ambasadoret e vendeve te medha perendimore dhe shefat e sherbimeve perendimore, shefat e misioneve te institucioneve nderkombetare te akredituar ne Tirane. Ne listen e te pergjuarve ka pronare e drejtues te mediave elektronike dhe te shkruara, portaleve dhe blogjeve kundershtare apo kritike te qeverise. Lista e te pergjuarve nga Edvin Rama, me alternim arrin ne 375 persona vendas dhe te huaj. Ky eshte nje akt antikushtetues dhe antiligjor e banditesk i vertet dhe nje krim i shemtuar, te cilin organizata kriminale qe e ka realizuar perpiqet ta ndaj me interforcen italiane. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te vendose para ligjit kriminelin ne krye te policise, Çako, per krimin e tij te rende e antkushtetues, te vertetoje akuzat qe ky ka leshuar per te ndare krimin e tij drejt Interforsces italiane, e cila ne asnje rrethane nuk mund te jete e implikuar ne nje veprimtari te tille antikushtetuese dhe ne shkelje flagrante te marreveshjes ndershteterore. Por ne rast se ekzistojne dyshimet me te vogla te implikimt te Interforces, qe me sa duket Çako si te tille njef ndonje bolino, te ndermarre hetime te perbashketa energjike me prokurorine italiane per te nxjerre te verteten ne shesh. I bej thirrje Persidentit te Republikes te informoje shqiptaret per te verteten e kesaj afere kriminale antikushtetuese te organizates kriminale qeveritare te Edvin Shullazit! sb