NELO DRIZARI, EDITORI I DIELLIT, GAZETARI I PARE NE ZERIN E AMERIKES
NELO DRIZARI, EDITORI I DIELLIT, GAZETARI I PARE NE ZERIN E AMERIKES
NGA DALIP GRECA/
Urime Zerit te Amerikes ne pervjetorin e 73, simbolit te Fjales se Lire, aleatit me te rendesishem te shqiptareve ne rrezimin e diktatures komuniste, Zeri i se vertetes, zeri qe solli mesazhet e Lirise dhe “vrau” friken ne kohen e veshtire! Ne kete pervjetor gjej rastin qe te permend faktin se nder gazetaret qe hapen seksionin shqip te “Zerit te Amerikes” ishte edhe Editori i Diellit per vitet 1937-39, i pari gazetar qe kreu studimet per Gazetari ne Universitetin e Kolumbias ne Nju Jork, Nelo Drizari, me origjine nga Mallkastra. Ai e editoi Diellin per rreth 3 vite, ishte autor i te parit Fjalor “Shqip-Anglisht” dhe Anglisht Shqip, qe me 1926, autor i Gramatikes, shkroi edhe romanin“Four Seas to dreamland”, ”Katër stinë për në vendine ëndrrave”, ”Xhek London dhe ëndrra e pamundur”, “Kopshti piktoresk i magjepsjes” si dhe librin”Skenderbeu”. Nelo Drizari shkroi dhe poezi, kontribuoi ne gazetarine amerikane, duke u bere avokat i Shqiperise perballe sulmit te gazetave e agjensive, ish me pikpamje monarkiste, besnik i mBretit Zog, dishepull i Konices. Ne arkivin e Vatres ndodhet dhe rekomandimi qe Vatra i dha ish editorit te Diellit,Nelo Drizari, kur nisi punen ne Zerin e Amerikes. Po kush ishte Nelo Drizari?
****
Nelo Drizari, editori i Diellit në vitet 1937-39, kryetar i degës së Vatrës për New York më 1928, ishte themeluesi i Seksionit shqip të Zërit të Amerikës, ishte gazetari i parë shqiptar në SHBA i diplomuar në Columbia University dhe professor ne atë Universitet, sekretar i Shoqërisë”Përparimi” dhe kryetar i “Lidhja e Studentëve shqiptarë në Amerikë”.Drizari u dallua si gazetar, romancier, gjuhëtar, studius dhe piktor. CV-së së tij duhet t’i shtojmë edhe një fakt: Drizari qe i pari që futi gjuhën shqipe në programet shkollore të Columbia University-t, ku ish studenti u rikthye si pedagog i gjuhës shqipe. Në vitin 1934 ai do të botonte fjalorin e parë Anglisht-Shqip dhe më 1947 Doracakun Shqipja e folur dhe e shkruar.
SEKRETAR I SHOQËRISË “PËRPARIMI” DHE KRYETAR TEK “LIDHJA E STUDENTËVE”
Nelo Drizari është ndër intelektualët më përfaqësues të shqiptarëve të Amerikës në shekullin e shkuar. Emri i tij ndeshet që nga fletoret(gazeta) e para të shoqërive shqiptare në Amerikë e deri tek The New York Times. Në shtypin e shqiptarëve tëAmerikës emri i Drizarit gjendet që në vitin 1916. Në numrin e parë të revistës së përmujshme “Përparimi” me editor Vangjel D. Nasse, që kishte nisë botimin nëNew York më 1916, mësojmë se Zenel H. Drizari ishte emëruar sekretar i saj. Nelo është përftim nga emri i tij i lindjes Zenel. Detyrën e sekretarit të Shoqërisë “ Përparimi”, duket se nuk e mbajti gjatë. Nuk dihen arsyete largimit të tij si sekretar, por në numrin e shtatorit 1916, nuk e gjejmëemrin e Nelos si sekretar.Ndërkohë që në numrin e shtatorit botohet një njoftim, që përcjell shënimin se “ish sekretari i “Përparimit” z. Zenel Drizari, përfaqëson “ Përparimin” nëWatertbury, Connecticut. U lutemi shqiptarëve të atjeshëm t’i dorëzojnë pajtimet tek ai dhe të merren vesh me përfaqësonjësin tonë për çfarë do marrdhënie me “Përparimin.” NeloDrizari në kohën që kryente studimet ishte tepër aktiv në jetën shoqërore. Ai ishte pjesë e shoqatës të krijuar nga studentët shqiptarë të Amerikës, “Lidhja e Studentëve Shqiptarë” , e krijuar që më 22 shkurt 1918 dhe i pranishëm me shkrimet dhe këshillat e tij në revistën “Studenti”, organ që kishte botim stinor , pra një numër në cdo stinë.Shoqata, që e kishte qendrën në American Int. College,Springfield, Mass, kishte për inisiator Qerim Panariti, editori më jetëgjatë i Diellit. Panaritiishte inisatori itakimit themelues dhe kryesues i mbledhjes themeluse, i ndihmuar si sekretar nga i biri i patriotit të madh, Petro Nini Luarasi, Skënderi.Pareshqevi Qiriazi,e pranishme në mbledhjen themeluse,ish editore e “Yllit të Mëngjesit” u zgjodh kryetare nderi e shoqatës së studentëve.
Në kroniken nga mbledhja themeluse, revista “Studenti” veçon diskutimin e Nelo Drizarit, i cili qe shprehur se ishte detyra e studentëve që ta forconin këtë shoqatë e cila do të jetë shumë e dobishme për djalërinë shqiptare.Nelo Drizari u zgjodh nënkryetar i Lidhjes së Studentëve me shumicën e votave në Kuvendin e parë, ndërsa në Kuvendin e dytë, atëtëvitit 1919, u zgjodh kryetar, ndërkohë që Lumo Skëndo(Mithat Frashëri) ishte kryetar nderi në vend të Pareshqevi Qiriazit. Nelo ishte një nga kontribuesit kryesor me shkrime.Në numrin e parë të revistës, që botohej katër herë në vit, në botimin e Stinës së Dimrit, Nelo Drizari prezantohet me essene “Bëhu mjeshtër i vetes sate”, ku zbërthen idenë se përparimin e njeriut në jetë e ka në dorë vetë njeriu, edhe pse fati ka pjesën e vet. Përveç kësaj, gjejmë dhe një artikull shkencor të Nelos nga fusha e Astronomisë,kunë dy faqe të revistës sjell interpretimin e ndërtimit të gjithësisë, të planetitit tonë Tokë dhe marrdhëniet me planetet e trupat e tjerë të gjithësisë. Bie në sy interpretimi shkencor dhe spjegimi i qartë dhe i spjegueshëm për çdo lexues . Jasi e spjegon ai ndërtimin e tokës:” Dheu është rrumbullak në formë portokalle.Sikur të bësh një shpofkë përmes Dheut, do të gjejmë se Dheu është afro 8000 mila i trashë.Dheu rrotullohet pas boshtit të vet rreth 19 mila në një sekond ose 50 herë më shumë se plumbi i manxerrit…”. Për Hënën shkruan se ajo është 2,200 mila e trashë dhe vozitet prej fuqisë sëDheut…Dielli është 50,000 mila i trashë ose 110 herë më i madh se Dheu, është 93 milionë mila larg Dheut”.Me këtë gjuhëte kuptueshme spjegon edhe qiellin, yjet dhe gjithçka që na rrethon në afërsi ose në largësi të padukshme.
Duket se në këtë numër të parë Nelo ka mbajtur peshën kryesore të revistës, pasi ka dhe nje shkrim, që edhe pse është me tjetër emër,i përket atij për nga stili dhe gjuha. Artikulli botohet në rubrikën ”Pjesa satirike dhe nënshkruhet nga N(Nelo) Suloi(mbiemri i tiji vërtetë- Sula). Artikulli titullohet”Ambicja”.Në rreshtat e kësaj reviste gjejmë gjurmëtedhe të një libri, që deri më tash nuk gjendet, por që vetë Nelo e paralajmëron. Librin e kishte gati, madje ai cakton dhe numrin e faqeve të librit(150). Libri kishte në focus” rregullat e mbledhjeve bashkë me disa nome, që u përkasin shoqërive me sistem parlamentar. Libri, paralajmëronte Nelo, është i nevojshëm për çdo shqiptar, veçanërisht për anëtarët e shoqërive dhe për pjestarë të qeverisë.
ISHTE FËMIJË KUR MORI RRUGËN PRAPA DIELLIT
Pat lindur në Drizar të Mallakastrës më 1902. Kur ishte vetëm dhjetë vjeç merr rrugën drejt emigrimit në vendin e largët, prapa diellit, siç shpreheshin vetëemigrantët e parë tëardhur nga Shqipëria. Spjegimi i shprehejs “Prapa Diellit” nuk vinte aq shumë nga largësia se sa nga pozicioni i udhëtimit, kur vaproi që i mbartëte,çante përpara dhe Dielli mbetej pas. Si çdo emigrant tjetër, Nelo, që ishte kërthi, ende i parritur, fillimin e pat tepër të vështirë.Si mund ta nxirte jetesën me punë krahu një fëmijë shëndetlig? Provoi punë tëvështira, që qenë tepër të rënda për djaloshin e parritur, për të cilin edhe shëndeti qe problematikte .Emigranti i ri kaloi çaste tepër të rënda me shëndetin. Madje kaloi deri në paralizë të gjymtyrëve, ç’ka paraqitet edhe në një libër të tij autobiografik.Kjo qe periudha më e vështirë e tij, ku përballoi depresionin e shkaktuar nga sëmundja, pornë këto rrethana , i gjendet pranë i vëllai që e ndihmoi pa u kursyer.Kjo duhet të ketë qenë edhe periudha ku ai u rikthye në Shqipëri, shkoi në Drizar dhe pas një pushimi pranë familjes, rikthehet në Amerikë. Endrra e tij përthurej rreth shkollimit në shkollat amerikane. Merr një hap të vështirë; te kryej studimet në një nga Universitetet me emër, atë të Kolumbias. Studio për gazetari dhe me një vullnet të jashtzakonshëm përballoi programin mësimor dhe arriti të diplomohej. Padyshim është gazetari i parë shqiptar i diplomuar në një universitet amerikan. Në kohën që studionte, Nelua nisi të sigloj me emrine tij artikujt e parë në shqip dhe anglisht. Emri i tij ndeshet gjithnjë e më shpesh në faqet e gazetës “Dielli”, e cila aso kohe kishte editor Aqile Tasi dhe K/redaktor Faik Konicën. Ajo që bie në sy në artikujt e Nelos, është stili i veçantë; gjuha e pasur dhe e pastër si dhe njëraport i barazpeshuar mes fakteve dhe interpretimit. Nelo nuk është nga ata që endin lumë fjalësh e s’thonë asgjë, përkundrazi, artikujt e tij dallojnë për gërshetimin e fakteve me analizën. Me interes është një esse e botuar në tre numra të Diellit me titullin”Tri shtete”. Esseja nis të botohet në Diellin e 15 majit 1926, vazhdoi me 18 maj dhe përfundoi me 22 maj. Në konceptin e tij, baza e shtetit është shtëpia, ku lind dhe rritet fëmija. Për të shtëpia ka qenë dhe mbetet themeli içdo shteti. Këtë pjesë të parë të essesë ai e titullon”Shtëpia”. Në numrin pasus botohet pjesa e dytë e saj me titull”Shkolla”, ku Drizari e sheh shkollimin si mjet bazë për përparimin dhe bashkimin e Kombit nën frymën e Rilindasve.Pjesa e tretë e essesëështë ajo me titull” Shteti”. Që në fillim autori shtron pyetjet:” Sikur të mos ketë frikë njeriu nga varja dhe burgu, a mund t’u përgjigjet kanuneve të shtetit? Me një fjalë, sikur të hiqet fuqia e qeverisë, a mund të mos vrasë një vrasës dhe të mos vjedhë një kusar? Nelo Drizari ishte idhtar i një shteti të fortë, ku ligji vë rregull.Ai ishte idhtar i Mbretit Zog dhe mbeti i tillë.
Nelo e vazhdon bashkëpunimin me Diellin dhe merr përsipër që të ndikojë në edukimin e shqiptarëve të Amerikës, shumica e të cilëve ishin të pa arsimuar. Në një shkrim me titull “Përshesh me mejtime”, botuar në numrin e qershorit 1926, Nelo e vlerëson Diellin si gazetën më të përparuar të kohës.Gjuha që përdoret te Dielli s’është e trazuar si ndonjë përshesh i qelbur me fjalë të marra nga gjuhët e huaja.Dielli është rritur me kujdes aq të matur dhe delikat sa kujdesja e një nuseje të stërvitur për foshnjën-e mjeshtrit të gjuhës.” Kykoncept i tij për gazetën e bën atë të dedikuar dhe bashkëpunëtor të rregullt. Është adhurus i Faik Konicës dhe përcjell gati të gjitha veprimtaritë publike, kulturore të Ministrit të Shqipërisë nëWashington dhe i komenton ose i përshkruan në faqet e Diellit.
VATRAN DHE EDITOR I DIELLIT
Në Federatën Vatra, Nelo Drizari është anëtarësuar në qershor 1921 dhe ka vazhduar deri në tetor të vitit 1940, pa i ndërprerë kontaktet deri në fund të jetës së tij. Për saktësimin e këtyre datave na ndihmoi një letër e lëshuar nga sekretari i Vatrës në shtator 1942, një letër zyrtare që ruhet në arkivin e e Federatës.Kjo letër duhet të jetë kërkuar nga zyrat amerikane, siçështë rregulli kur dikush punësohet në zyrat e shtetit.Ështëkoha kur atij iu besua krijimi i seksionit shqip të Radios “Zëri i Amerikës”, detyrë që e mori nga viti 1942 deri në vitin 1948. Po në atë letër është saktësuar se Nelo ka kryer edhe detyrën e Editorit të gazetës Dielli nga maji i vitit 1937 deri në dhjetor 1939.
Drizari ka kryer dhe detyrën e kryetarit të degës së Federatës “Vatra” nëNew York. E dëshmon këtë edhe letra që i drejtoi editorit të Gazetës The New York Times dhe që u botua aty me 23 shtator 1928, letër që mban titullin:” Shqipëria e sheh Mbretin e ri Zog si uzurpator dhe si patriot”, dhe gazeta vendos si nëntitull: “Uzurpator e konsiderojnë ata që kërkojnë trazira, – thotë udhëheqësi shqiptar, këtu në Amerikë(kupto Nelo Drizari), i cili e sheh monarkun si Skënderbeun modern.” Letra në fund është nënshkruar nga Nelo Drizari me funksionin e kryetarit të degës sëVatrës tëNew York-ut. Ka dhe një dëshmi tjetër që vërteton se Nelo Drizari ishte aktiv në Vatër, madje ishte zgjdhur edhe delegate i Kuvendit të Vatrës për vitin 1922. Për këtë dëshmon një protestë e tij e vonshme, botuar nëDiellin e 16 marsit 1978, pak muaj para se të ndërronte jetë,ku ankohet për mungesën e emrit të tij si delegat, në një fotografi të Kuvendit të vitit 1922, ku ai Drizari, ishte delegate që përfaqësonte përveç degës sëNew Yorkut edhe dy degë në Ohio dhe Indiana.Drizari i mbajti lidhjet me Vatrën edhe pse detyra e tij ishte specifike. Në vitin 1969 e gjejmë në veprimtaritë triditore të Vatrës me rastin e 60 vjetorit të Gazetës “Dielli”, ku ai mbajti një ligjëratë dhe ishte në panelin drejtues të ngajarjes së madhe që mblodhi bashkë shqiptarët e Amerikës dhe ata të Italisë, përfshi arbëreshët.
DËSHMI E DRIZARIT: KONICA NUK ISHTE KUNDËR LUFTËS SË VLORËS
Është thënë shpesh se Faik Konica nuk e kishte të lehtë të pranonte një ngjarje tërëndësishme Kombëtare, ku ai vetë s’kishte marrë pjesë. Kështu është thënë jo vetëm për Kongresin e Manastirit, per Shpalljen e Pavaresise, por edhe për Luftën e Vlorës, Kongresin e Lushnjës etj. Po sjellim dëshminë e Drizarit, dëshmi e cila ka vlerë të dyfishtë; vërteton se ai ishte aktiv në Vatër që në moshën studentore, por edhe dëshmon se Konica nuk ishte kundër Luftës së Vlorës, sic eshet shkruar shpesh. Nelo boton në gazetën “Dielli” të 16 marsit 1978, letrën, ku shpreh pakënaqësinë e mospërmendjes të emrit të tij si delegat në Kuvendin e vitit 1922. Ja çfarë shkruan ai, citoj:”Në Diellin e 16 janarit 1978, Barney Kirka përmendte një numër të vogël delegatësh në Kuvendin e motit 1922. Edhe më në fund bënte këtë shënim : ”Mungojnë emrat e të tjerëve”. Vura re se një nga emrat që mungon është imi. Natyrisht të gjithë emrat janë radhosurnë raportin zyrtar dhe duhet të ndodhet në koleksionin përkatës të Diellit.Atë mot, megjithë që isha student në Columbia University dhe ndodhesha pa ndonjë përvojë aq shumë të shquar në sheshin politik, vendosa që të përfaqësoja tri degë të Vatrës; degën e madhe të Nju Jork-ut, si dhe dy degë të tjera në shtetet Ohio e Indiana. Kriza ekonomike që kish lënë shumë anëtarë pa punë, i kish shtërnguar disa degë të largëta të bënin kursime. Bisedimet e zjarrta e zgjatën atë Kuvend historik më shumë se kurdoherë më parë. Një nga ngjarjet kryesore ndodhi kështu:Një grusht delegatësh, të fryëmëzuar keq nga përshëpritjet të nënrrogosta si dhe nga informata tëçala, ishin kthyer çuditërisht kundër Faik Konicës.Kundërshtimet e tyre bazoheshin kryesisht në një intervistë qëFaik Konica kish dhënë kur ish në Evropë. Editori i revistës italiane, pa ndonjë shkak ose tjatër, kish dhënë të kuptohej sikur gjoja udhëheqësi shqiptar kish lëvduar ushtrinë sunduse italiane gjatëçlirimit tëVlorës.
Dhe kur Hasan Bitincka, disa të tjerë, dhe unë, propozuam që Faik Konitza të zgjidhej kryetar i Vatrës, salla e Kuvendit buçiti me kundërshtime të ndezura si dhe me brohoritje të përzemërta. U kuptua pra se këtu po mbillej fara e përçarjes, ndërkohë qëShqipëria ndodhej në rrezik nga kombet lakmuse të Ballkanit.
Pasi menjeherë e spjeguam se editori i revistës i kish shtrëmbëruar fjalët e Faik Konitzës, bisedimete kundërta u kthyen në bisedime të buta bashkimi.Faik Konitza u zgjodh kryetar i Vatrës dhe kryeditor i Diellit.Andon Frashëri, me pëlqimin e tij u zgjodh editor dhe Aqile Tasi ndihmës editor.Edhe disa muaj më vonë, kur Vatra dhe Dielli kishin marrë udhën e mbarë nën kryesin’ e tij, disa prej nesh ishim mbledhur rreth tryezës së bukës në Boston.Atë mbrëmje, me gëzim se Vatra ishte forcuar aq shumë sa i dëgjohej zëri kudo në botë për të mirën e Shqipërisë, darka mbaroi me kënaqësi të madhe.
Gjithashtu, në ziafet e sipër, kryetari i Vatrës përsëri lëvdoi çlirimtarët e Vlorës, duke përmendur me një bukuri të endshme letrare disa këngë kreshnikore që pasqyronin trimëritë e trashëguara të popullit shqiptar.
Një nga këngët legjendare, që përmendi ish dhe kënga e Mallakastrës(11 fshatra historike sipër lumit të Vjosë), që nis kështu:
O more Rrapo Hekali
Kur thërret sa tundet mali,
Tundet mali, tundet fusha,
Ja vure pallën te gusha…
Nelo komenton: Mallkastriotët, me Rrapo Hekalin përpara, i kishin shpallur luftë një pashai, i cili egërsisht u kishte zaptuar mallra shumë tëçmueshme. Gjithshatu edhe me çlirimine Vlorës, labërit dhe mallakastriotët, me armët e tyre në duar dhe me gunat e dhirta, u vërsulën me trimëri kreshnikore përmbi gardhet e telta e të elektrifikuara të ushtrisë zaptuese..dhe ia vunë pallën te gusha armikut.”
KUR INTERVISTOI ALEKSANDËR MOISIUN
Nelo Drizari pati fatin që të takonte dhe të intervistonte aktorin e madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu gjatëturnout, që trupa e teatrit të tij bëri në ShBA. Po ndalemi gjatë tek përshkrimet e Drizarit, pasi pas shkrimit zbulohet adhurimi që ai kishte për aktorin e madh. Pritjen e ngrohtë që i bënë amerikanët aktorit me origjinë shqiptare, Nelo e përcjell me një ndjenjë ngazëllimi: Kur erdhi për të parën herë Aleksandër Moisiu në Amerikë, nëntor 1927, bota tha se erdhi vetëm për katër javë. Por lojërat e tij aktoriale muarën bujë të madhe.Populli kërkonte kohë dhe rast që të shihte këtë aktor të famshëm.Programi i Reinhardit ishte që tëloste një dramë në javë, që ashtu të mbeste vent për të tjera.Kërkimi i popullit e shtërnguan që ta zgjaste kohën dhe ta mbajë protagonistin deri më 8 të këtij muaji(shkurt 1928).
Duke e përcjellë atmosferën që e rrethonte aktorin e famshëm gjatë shfaqjeve, Nelo shkruan për lexuesit e diellit:Moisiu është me të vërtetë njeri i dashur. Tri herë që e kam bashkuar back stage pas lodrave, jam habitur me sjelljet e admironjësve të tij.Shumë njerëz, shumica përbëhej prej grashë, suleshin si turma të tërbuara për t’i shtërnguar dorën Moisiut.Të tjerë lotin rolin e gjujtsave për dhurata(Souvenr hunters). Të fundit kërkonin nënshkrimin e tij mbi programe, fytyra ose libra që kishin lidhje me Moisinë.Aktori i madh i priste me buzëqeshje,dhe kalorësi të shquar dhe u mbushte dëshirën, kur nuk nxitohej për të shkuar gjëkundi.Këto sjellje të këndshme,kjo kalorësi e shquar, së bashku me talentine tij, kanë fituar miq të ngushtë dhe admironjës të shumtë.Megjithë që thonë disa se Moisiu është i sertë, natyra e tij m’u duk si e butë.Moisiu ngjanë sikur është nga raca nordike: nga raca anglo-saksone ose Teutonike.Ata që nuk e dinë se edhe në Shqipëri ka plot njerëz të këtij tipi, s’e besojnë se të atin e kishte shqiptar dhe të ëmën italiane.
Kjo është e vërtetë. Moisiu u lind në Trieste më 1890. I ati ishte Kostandin Moisiu nga Durrësi,i cili kishte tregëti në Vienën dhe më vonë në Fiume në Hungari.
Foshnjërinë e tij Aleksandër Moisiu e shkoi në Shqipëri.Në Durrës ky vajti në shkollë dhe më parë se të nisej për në Vjenë, dinte shqip mirë.Që kur e dërgoi i ati në Vjenë, në shkollë, s’pati rast të përdorte gjuhën e Atdheut, gjuhën shqipe.Ashtu që sot mban mend vetëm disa fjalë të rralla.
Autori i shkrimit e merr në mbrojtje aktorin me origjinë shqiptare nga ata shqiptarë, që e përflisnin se ai e kishte humbur identitetin shqiptar dhe nuk ndjente asgjë për racën e vet. Nelo kundërshtonte:”Por s’munt të themi që Moisiu ka humbur dhe ndjenjat ose dhembshurinë për Shqipërinë. Jo. Sa kohë që ish në Vjenë ky shoqërohej me shqiptarët.Veç kësaj Moisiu vajti në Shqipëri për disa muaj pas Luftës Ballkanike.S’ka dyshim që Moisiu ndjen gëzim të nxehtë kur bashkohet me ndonjë shqiptar.Gjithashtu ay mbahet madhështor kur kujton që i ati ishte shqiptar.
Nga ana tjetër janë dhe disa sende të tjera që duhen marrë ndër sy.Moisiu është një artist i mësuar në vendekulturale të Evropës. Ky përballi shpenzime dhe zor të madh duke tretur mësimet në gjuhë të huaj.Moisiu i është vënë artit të dramës me gjithë mish dhe shpirt.Me fjalë të tjera bëri ca sakrifica, pra e hodhi lumin.Si një shkencëtar, ose muzikant, ose çpikës, që la mënjëanë çdo gjë tjetër për të realizuar idealin, ashtu edhe Moisiu, mori ndër sy të arrijë në kulmin e fushës që zgjodhi;domethënë të bëhet një aktor i shquar.
Si aktor i shquar, artist i mbaruar, pranohet me brohoritje në qarqet e huaja.Domosdo gjermanët e quajnë të tyrin.Por bota e dramës interesohet në interpretimin dhe talentin e personalitetin e Moisiut, dhe jo aq për kombësinë e tij.Kudo që vete trimfon.Kudo bën përshtypje të shkëlqyera. Sepse ka zotësi dhe talenti i tij s’kufizohet vetëm si tragjedian.Moisiu është dhe komedian i mbaruar. Nga këto shkake, Moisiu s’mund të dalë sheshit dhe të thotë:”Unë jam shqiptar”! Kur e ka sjellë rasti ay e ka thënë pa ndrojtur se si qëndron fisi i tij.
Drizari tregon se si e takoi aktorin e madh dhe si e priti ai: Desha ta ndjek, desha të fjalosem me të dhe një herë më parë se të nisej për në Evropë me vaporin “New York” shkova ta takoja. Për fat të mirë erdhi me mua edhe zoti Paul Linke, shkrimtar i ri gjerman dhe mik i ngushtë i Moisiut.Back-stage një varg njerëzish po priste. Moisiu posa na pa na qasi në Odën e tij, odë e vogël që ka çdo Theatër për krye-aktorin dhe na priti me nje ngrohtësi gjeniale. Megjithë që ishte i lodhur , u gëzua pa masë kur mori vesh se shqiptarët i dëshirojnë përparim të madh dhe interesohen për triumfin e tij.Në këtë çast fytyra e tij u çel, kur dëgjoi prapë se shqiptarët e nderojnë , jo vetëm si artist, por e njohin edhe si shqiptar nga ana e të atit.Atij i ndriti fytyra.
Keni parë fytyrën e ndonjë të riu që lëvdohet prej prindëve për ndonjë gjë të mirë që ka bërë? Keni vënë re se sa bukur tingëllojnë fjalët ”Bravo!..të lumtë…! Dhe na nderove? Ashtu dhe Moisiu.Veçanërisht Moisiu u gëzua kur pa që gazeta “Dielli” ka bërë fjalë kaq herë për të.
Në përshëndoshjen e fundit, Moisiu më siguroi,që dëshiron t’u falet nderit shqiptarëve për interesin dhe dashurinë që rrëfejnë ; dhe mbahet kryelartë kur kujton që ati i tij ish shqiptar dhe vjetët e foshnjërisë i shkoi në Shqipëri.Kur hapi derën dhe doli jashtë populli gjerman e priti me “Hoch Moissi!..”Hoch Moissi”!(rroftë Moisiu!)
Brenda qenies së tij, Nelo Drizari ndjen një sëmbim në zemër, që Moisiun shqiptar e gëzonin kombe të tjerë, shtete të tjerë. Ai shkruan:” Kur Moisiu shkoi përmes turmës gjer te automobili, m’u kujtuan ca shqiptarë të historisë:”Pemët e punërave të tyre janë shijuar prej Botës, ajo botë që i rriti dhe i nderoi.Kur do t’i vijë koha që Shqipëria t’i mbajë për vete djemtë e saj?” Për ironi të fatit dhe vetë Nelo, do të mbetej larg vendit të vet.
DRIZARI : LIBRIT TË KONICËS I KANË HEQUR DISA KAPITUJ!
Kur Qerim Panariti botoi librin e Faik Konicës ”Shqipëria Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore”, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, jo publikisht, por në letërkëmbim me miqtë e tij.
Më së miri këtë shqetësim të tij e shpreh letra që i dërgoi Refat Gurazezit menjëherë sapo u botua libri.Është koha kur vetë Nelo sapo ka përfunduar librin e tij për Skënderbeun. Ai i shkruan Gurazezit se libri për Kreshnikun tonë kombëtar me famëështë gati për shtyp.Sa dëshiroj me gjithë zemër sikur të ishte gjallë zoti Faik Konitza. Besoj se do ta lëvdonte. Kur vjen fjala për librin e Konicës, Nelo Drizari shpreh mospajtimin e tij me librin që u redaktua nën kujdesin e Panaritit. Ai është i bindur se libri është censuruar nga që e ka parë me sytë e tij origjinalin në Legatën shqiptare, treguar nga vetë Konica. Ai pohon se libri kishte dhe kapituj të tjerë, që janë hequr nga botimi i Panaritit.Ja pjesa e letrës ku ai shpreh shqetësimin e vet:
“Sa për librin e Konicës”Albania; The Rock Garden of Europe” e bleva fare rishtas. Kur e këndova më ra pika.Kuptova që nuk është libri i tij iplotë. Është vetëm një kaptinë nga disa kaptina që më kish dëftuar në zyrën e Legatës. Një nga kaptinat e tij ish ajo që ka dalë në shesh nën emrin”An Albanian Letter” gjoja e shkrojtur nga Hito Sadik. Ku janë të tjerët?”
Nelo e nxit mikun e tij Gurazezin, i cili, ashtu si Drizari, qe një nga ithtarët e Konicës në të gjallë të vet, që të bënteç’ishte e mundur për të rënë në gjurmë të origjinalit për ta shpëtuar atë ashtu siç e pat lënë Konica. Ai i shkruan mikut të tij se duhet të gjendet me doemos ish sekretarja e Konicës, zonja Charlotte, e cila i pat daktilografuar kapitujt e librit të Faikut. Ai shfaq idenë se Peter Tykoja, ish kryeredaktor i Diellit, mund të binte në gjurmët e ish sekretares së Faikut, nga që ai jetonte nëWashington.
BESNIK I MONARKISË
Edhe pse nuk e jetoi Monarkinë shqiptare, Nelo Drizare e shihte veten me bindje monarkiste. Ndoshta u bë i tillë nga që ishte idhtar i Konicës dhe në kohën kur Konica ishte Ministër ai ishte mbështetës i tij, por ndoshta ishin edhe bindjet e tij se pa një shtet të fortë, pa ligj, shqiptarët nuk mund të civilizoheshin dhe të shkëputeshin nga rebelimet që sillte liberalizmi i Nolit. Nënjë letër që ai pat dërguar Zogut, kur ky ishte në mërgim, Drizari e ka lënë me shkrim se ishte besnik i Mbretit, edhe pse ai pat rënë nga Froni. Në letrën e 17 shkurtit 1941, Drizari sqaron pozicionin e tij:” Kjo letër i është drejtuar Madhërisë Tuaj në mënyrë për të sqaruar pozicionin tim në lidhje me Federatën Shqiptare të Amerikës”Vatra”. Unë kam marrdhënie me këtë Shoqatë, si editor i gazetës së saj”Dielli”, por edhe për shkak të sulmeve të mia të forta në gazetëkundër pushtimit fashist të Shqipërisë dhe për pasojë për shkak të besimit tim të sinqertë në rrugën e jetës amerikane. Shkëlqesia Juaj ndoshta e siguroi mbështetjen e çiltër të shumicës së madhe të shqiptarëve në SHBA dhe Kanada.”
Drizari, në letrën etij, i kujton Mbretit Zog I besnikërinë e tij dhe kontributin që dha kur motrat e Zogut, princeshat vizituan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Citojmë, “Unë , si një anëtar i Partisë Mbretërore, vura në dispozicion të gjitha pushtetet e mia për të lehtësuar misionin dhe qëndrimin e tyre.” – Shërbëtor i Shkëlqesisë Tuaj
Nelo Drizari, d.v-17 shkurt 1941
Adhurimi i tij për Mbretin Zog shfaqet më së ploti në letrën që Nelo Drizari i dërgoi New York Times, letër që botohet me titull”Shqipëria e sheh Mbretin e ri Zog si uzurpator dhe si Patriot”. Nelo shkruan për qëndrimet e të dy palëve, atyre që e duan dhe atyre që e shajnë Mbretin, te paret duan ligjin dhe rregullin, te dytet anarkine.
HAPAT E PARA NE POEZI
Në fakt Nelo Drizari e nisi krijimtarinë nga poezia. Madje që në numrin e parë të revistës “Përparimi” gjejmë të botuar poezinë e tij”Shqipëria e plagosur”. Poezia ka 6 strofa me nga katër vargje secila dhe është e shkruar me rimëtë kryeqzuar ABAB:
Djemt’ e mi ju shqiptar/Ku e keni nënën tuaj/Të gjithë me sy e keni par’,/E kanë zaptuar të huaj.
Poezia ka nota vajtuse për fatin e Shqipërisë së robëruar, por finalja e saj përmban shpresën se djemtë e rinj, ku përfshin edhe veten Nelo Drizari, nuk do t’i harrojnë vuajtjet e Nënës dhe se ata do ta sjellin ndryshimin:
Ne djemtë e rinj që jemi sot/Të gjitha i kemi shkruar/Kur kujtojmë na venë lot/Asnjë s’kemi harruar.
Në numrin e korrikut 1916 botohet dhe një tjetër poezi e Nelos, ajo titullohet “Shpresa jonë”. Është shkruar me të njëjtin stil e nëtë njëtën frymë, ka gjashtë strofa, 20 vargje të rimuar me të njëjtën rime:
Do vijë dita ne të shohim/Shqipërinë të madhuar/Ku është ora ne të shkojm’/Në luftë të gjithë të bashkuar.
Një poezi interesante është ajo qëi kushtohet udhëtimit të tij drejt vendlindjes. Kjo poezi duhet të jetëshkruar në momentin kur ai është kthyer përkohësisht për të parën herë nga SHBA në Shqipëri. Duket se bashkë me të në udhëtimin me anije nga Greqia nëVlorë, ai rastesisht ka udhëtuar së bashku me Atin e Pavarësisë, Ismail bej Qemali:
Veja prej botës së Perëndimit/Me vapor që shkonte pran’ një mali/Mbi Detin shkumor të Joanisë,/Gjatë bregdetit të Shqipërisë,/Kur po çelej drita e Agimit:/Me ankth e mituri të një djali,/Të malluar për njerëzit e tija,/Pyeta sa larg është Shqipëria?/M’u qas e më tha se sa ish ora/Dhe se nuk ishim aq larg nga Vlora./Cili ish, vallë ky plak i shkreti,/Kymjekër thinjur me pamje krali?;Festëkuqi, që më tha “Tyt Eti-/Të fala nga Ismail Qemali!”
GJUHËTARI DHE PËRKTHYSI
Është i konsiderushëm kontributi që ka dhënë Nelo Drizari në fushën e gjuhësisë. Ai ka meritën se qe i pari që bëri të njohur gjuhën shqipe në një Universitet amerikan, siç ishte Kolumbia. Ishin të shumtë studentët e tij amerikanë, nder ta dhe njerez te shquar, që mësuan gjuhën shqipe dhe u bënë miq të Shqipërisë dhe vizituan vendin e shqiponjave. Duhet sakësuar se pedagog igjuhës shqipe Nelo u bë para se të bëhej editor i Diellit, dhe jo pas, siçështë shkruar kohët e fundit në shtypin e Tiranës. Kësaj periudhe i përket edhe hartimi i Fjalorit Anglisht –Shqip dhe Shqip-Anglisht” , të cilin Nelo Drizari e botoi më 1934. Vlerat e këtij fjalori i përcaktoi në parathënien që shkroi Faik Konica, i cili nuk i kursen lëvdatat. Pas fjalorit, Nelo do t’u ndihte studiuesëve të Shqipes edhe me veprën e tij gjuhësore”Shqipja e folur dhe e shkruar”, një libër xhepi shumë praktik për përdorim të përditshëm. Vetë Nelo Drizari, përmes përcjelljes shprehet me adhurim për gjuhën shqipe, për të cilën janë interesuar disa prej personaliteteve të përmasave botërore si Jokli, Han, Majer etj.
Nelo Drizari i dha freski Diellit përmes përkthimeve të tij, madje ai solli në faqet e gazetës që do të editonte vetë për dy vjet edhe zëra të fuqishëm të letërsisë amerikane, por ai shkroi dhe vete letersi aty. I vlefshëm është edhe kontributi i tij i përkthimeve në gjuhën angleze. Vlen të veçohet përkthimi në vitin 1945 i dramës”Besa” të Sami Frashërit ne gjuhen angleze, e cila u vu në skenë për vite me radhë nga amatorët emigrantë shqiptarë në SHBA. Penës së tij si përkthyes i përkasin edhe shumë poezi popullore që shoqërojnë Gramatikën e tij.
Gjuhës shqipe Drizarit i shërbeu edhe gjatë ushtrimit të detyrës tëngarkuar nga Ministria e Mbrojtjes për organizimin e seksionit shqip në Institutin e gjuhëve të huaja në Monterey të Kalifornisë.
VEPRAT
Duke e përmbledhur krijimtarinë e Nelo Drizarit, evidentojmë faktin se ai e nisi krijimtarinë letrare me vargëzim, por suksesin e arriti në prozë. Në prozën e tij dallon publicistika, artikujt studimorë dhe krijimtaria e mirëfilltë letrare. Romani në gjuhën angleze “Song of Irena”, i shqipëruar kohët e fundit nga nipi i tij në Londër Zaho Sula “Kënga e Irenës” është padyshim një kontribut i jashtzakonshëm i një shkrimtari shqiptar në një vend të huaj.Mjedisi, tema dhe ngjarjet kanë autoktoni shqiptare. Ngjarjet dhe personazhet lëvizin në një mjedis tepër të dashur për autorin e romanit, në Mallakstrëne tij. Një roman që i zhvillon ngjarjet ne vitet ’30 të shekullit të shkuar . Romanin, Nelo Drizari ia kushtoi brezit të ri amerikan, që ka qenë i bekuar me një trashëgimi të madhe të lirisë.” Libri, që përshkohet nga një vel romantik, u botua më1957.
Përpara këtij romani Nelo kishte shkruar dhe njëroman tjetër me temë, personazhe e subjekt shqiptar. Kjo vepër deri tani nuk ka gjurmë , por e dëshmon këtë një letër që ai ia ka dërguar Elias Mitchell, kryetar i Vatrës. Letra mban firmën e Nelo Drizarit dhe mbi nënshkrim gjendet shprehja e dashur e vatranëve:Juaji me Besë.
Letra është nisur më 25 prill 1947 nga New Yorku. Që në hyrje të saj, Nelo i lutet kryetarit të Vatrës, që të shtrojë para Këshillit, kërkesën e tij për botimin në Dielli me fragmente dhe sponosorizimin e romanit. Ja letra:”Tue kujtue traditën e Diellit në lidhje me botimet letrare, edhe tue kujtuar sa me gëzim i këndojin këndonjësit, dëshiroj të shtroj një proponim për konsideratën tuaj: Kam një novellë romantike që merret me luftën burrërore për çlirimine Shqipërisë prej zgjedhës fashiste dhe naziste. Novela e cila e ka emrin”Bijtë e Korbës”, pasqyron edhe kontributin bujar të shqiptarëve të Amerikës.Kjo vepër letrare munt të nisë të botohet në Dielli me një herë dhe të vazhdojë në një kohë të gjatë, gjersa të mbarohet.”
Më pas, Nelo parashtron kushtet e tij, ku shpërblimi që kërkon është simbolik, vetëm 700 dollarë në tre këste. Nuk gjendet përgjigja e kryetarit të Vatrës, as edhe gjurmët e romanit të Drizarit.
Romani tjetër “Four Seas to dreamland”, e para vepër e tij e përkthyer në gjuhën shqipe ”Katër ditë për në vendine ëndrave”, është një tjetër libër që dëshmon mjeshtrinë e shkrimtarit.Kjo vepër është klasifikuar si një vepër e ndërmjetme, ku gërshetohet letërsia dokumentare me atë artistike. Libri është i ndërtuar me 30 kapituj. Në pëlhurën e rrëfimeve është mbështjellë jeta e vetë shkrimtarit. Autori përshkruan bukur aventurën e një djaloshi, që ka lënë fshatine lindjes dhe endet larg për në vendin e ëndrave së bashku me vëllanë. Djaloshi –personazh, qëështë vetë autori, digjet nga ëndrra për integrim dhe shkollim, por që sëmundja ia ndërpret dhimbshëm në mes. Ai kthehet në vendlindje pranë familjes, ku klima, ajri, dashuria familjare, bëjnë magjinë-e shërojnë nga e keqja dhe ai i rikthehet në vendin e ëndrave dhe triumfon. Libri u botua në vitin 1969 dhe ato vite ishte ndër veprat e rekomanduara për nxënësit e shkollave amerikane.
Me shumë interes është edhe esseja e Nelos”Xhek London dhe ëndra e pamundur” Një vit para se të mbyll sytë, Nelo Drizari u dhuroi lexuesëve librine tij kushtuar misionit katolik Carmel të Kalifornisë, i titulluar “Kopshti piktoresk i magjepsjes”.
I vlerësuar është kontributi i Drizarit edhe në fushën e studimeve të epokës Skënderbejane me librine tij” Scanderbeg; his life, correspondence, orations, victories, and philosophy”(Skënderbeu, jeta,korrespondenca, oratoria, fitoret dhe filozofia e tij.”. Emri i Drizarit është përfshirë edhe në hartimine disa veprave me kolektiv autorësh si”Historia e dramës moderne”,”Fjalori i Kolumbias për letërsinë moderne amerikane”, Enciklopedia e Collierit” etj. Ndërsa trashëgimia publicistike e tij është e pasqyruar jo vetëm në gazetat dhe revista shqiptare tëAmëerikës si”Dielli”, “Përparimi” , “Studenti”, por edhe në gazetat e revista prestigjioze amerikane si: The New York Times, “Boston Globe”, “Brooklyn Eagel Magazine”, Current History Magazine” etj.
Nelo ishte i pasionuar edhe pas pikturës. Ai ka hapur ekspozita personale në San Francisko, Oakland etj.
PËRSE ISHTE I NDALUAR NË SHQIPERI?
Edhe Nelo Drizari, si shume vatrane, ishte i ndaluar në Shqipërinë e diktaturës komuniste. Ata që studionin nëpër arkiva dhe shkruanin për Vatrën dhe vatranët, nuk e përmendnin kurrë Nelo Drizarin, edhe pse ai kishte dhënë aq shumë për kulturën tonë kombëtare, edhe pse kishte qenë në krah të Konicës dhe Nolit. Arsyen duhet ta thonë vetë studiuesit, edhe pse merret me mend se kush ishte shkaku. Nelo Drizari nuk i kishte bërë asgjë Shqipërisë, veç mirë. Nuk ishte marrë as me diktatorët që udhëhoqën dhe pergjaken Shqipërinë. Ai nuk e kishte jetuar regjimin e Ahmet Zogut sepse erdhi fëmijë në Amerikë, por e adhuronte atë, thjesht sepse njihte temeperamentin e shqiptarëve, bajraktarizmine tyre, egon për të qenë të gjithë udhëheqës dhe askush i udhëhequr,të gjithë komandantë dhe skush ushtar, njihte mosbindjen dhe rebelimin alla shqiptar. Ai thjesht besonte tek forca e ligjitdhe tek aftësitë e Ahmet Zogut.Kur i shkruan gazetës The New York Times, Nelo, i njeh Mbretit të shqipatrëve këto merita: Vendosjen e rendit përmes ligjit, çarmatosjen e malsorëve, njeriu që i doli zot mbrojtjes së Qeverisë që doli nga Kongresi i Lushnjës; po kështu Zogu, sipas Drizarit, ishte ai që i doli zot kryeqytetit gjatë rebelimit më 1923, po kështu i njeh mbretit të shqiptarëve meritën e ruajtjes së qetësisë në situata të vështira, siç ishte rasti kur u plagos para se të hynte në Parlament etj. Për të gjitha këto Nelo Drizari u shpall i padëshiruar në Shqipëri. Vitin e shkuar qyteti i Ballshit bëri vlerësimine parë për intelektualin e shquar mallakastriot, që iku fëmijë prej Shqipërie dhe i mbylli sytë në Vendin e ëndrave, i djegur nga malli për vendlindjen; e shpalli Nelo Drizarin Qytetar Nderi!