Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet në PS, rikthehet në skenë Megi Ajtyresa

Zgjedhjet në PS, rikthehet në skenë Megi Ajtyresa. Ja kandidatët

Asambleja e Partisë Socialiste në Shkodër ka dalë me emrat konkretë për kryetar të PS-së në këtë degë.

Në mungesë të të deleguarit të PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati, për shkak të angazhimeve me praninë e deputetit socialist Namik Kopliku, Asambleja e PS-së ka bërë propozimet konkrete për kreun e ri të degës së PS-së në Shkodër.

Deputeti Kopliku nuk ka lejuar që një emër të propozuar një herë nga dikush të ripërsëritet nga një tjetër. Në këtë mënyrë, ndër të propozuarit janë dy koordinatorët aktualë, Agim Shimaj, që mbulon pjesën e qytetit dhe Martin Cubi, që ka pjesën e ish-një- sive administrative. Një tjetër emër i propozuar është ai i drejtorit aktual të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, Arvit Osja.

Pavarësisht se ishte menduar ish-kryetari i PS-së, Ndrek Ruka, ishte tërhequr falë propozimit të Asamblesë, edhe ai është bërë pjesë e listës së kandidatët për degën e Shkodrës. Në propozimet e bëra në Asamblenë e PS-së Shkodër ka edhe femra. Nga të propozuarat është Rozafa Zmijani, një prej emrave kritikë në radhët e kësaj partie. Po ashtu, rikthehet në skenën politike të PS-së në Shkodër, Megi Ajtyresa.

E zhvendosur në Tiranë prej kohësh, emri Ajtyresës është dhënë si propozim si kandidaturë për PSnë e Shkodrës. Astrit Beci, ish-drejtori i Përgjithshëm i FSKDSH-së e po ashtu ishdeputet i PS-së, ka shkuar si kandidaturë në qendër duke qenë sërish një ndër të pëlqyerit në radhët e PS-së. Arbis Vjerdha, një tjetër zë kritik te socialistët është propozuar. Lista vijon me drejtorin aktual të Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër, Edmond Emini, apo edhe me Oltion Lulin dhe Sokol Niklekaj.

Këto janë 11 emrat e propozuar në total nga Asambleja e PS-së, ndërsa kjo listë do të dërgohet në Tiranë dhe më pas qendra do të vendosë nëse kandidaturat për kryetar të PS-së do të jenë nga kjo listë apo do të sillen emra të tjerë. Në datën 16 qershor pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i emrave që do të garojnë për kreun e PS-së në degën e Shkodrës.

Brenda datave 21-23 qershor do të zhvillohen zgjedhjet për PS-në e Shkodrës, proces pas të cilit nis përgatitja për zgjedhjet parlamentare të 2017

Please follow and like us: