Albspirit

Media/News/Publishing

Amarda Ekmeçiu: Diçka shndërriste prej diellit

Diçka shndërriste prej diellit

Metal i hollë ngjyrë floriri,

krijoi një flutur mbi të.

E ngula mirë në flokët e dëndur

Dhe vështrimi mbeti varur mbi jakat e këmishës ngjyrë ulli

Në rrënjët tij, u ula të shkruaj ca ëndrra gjysmë të shqyera

U gjenda rastësisht aty

Nxorra kokën prej tyre, pa frymë

Në pulovrën kashmir të prerë keqas në shumë vende…

U zgjova e qeshur