Përfaqësimi i grave në Kosovë
Suzana Tahiri
Në shtetin më të ri të Europës, pra në Kosovë, ka një përfaqësim deri diku të mirë të grave në të gjitha pushtetet, përfshi atë legjislativ, qeverisës, diplomatik dhe në pushtetet të tjera.
Kosova deklaroi pavaresinë në 17 shkurt 2008 dhe njohjet e para filluan pas disa orësh. 110 shtete nga 193 të tilla që janë anëtare të OKB kanë njohur Republikën e Kosovës. Shumica e vendeve të Bashkimit Europian e kanë njohur gjithashtu Kosovën (23 nga 28), ndërsa nga 5 shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca e kanë njohur pavarësinë dhe Kina dhe Rusia endo jo.
Hapa në përfaqësimin e femrave janë bërë edhe në Kosovë, por mundësitë janë për më shumë dhe apeli fillimisht u bëhet forcave kryesore politike të koalicionit qeveritar, por edhe të opozitës.
Natyrisht nuk bëhet fjalë për lëmoshë apo thjesht për të përmbushur një detyrim europian, tashmë që Prishtina gjithnjë e më tepër po integrohet në institucionet perëndimore dhe ka si aspiratë që të jetë pjestare e familjes europiane dhe anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior.
Nuk ka fushë të veprimtarisë njerëzore që femra shqiptare e Kosovës të mos shkëlqejë me aftësitë e saj, me shkollimi në universitet brenda dhe jashtë vendit dhe me potencialet e mëdha që duhen shfrytëzuar në dobi të një shoqëria sa më demokratike, më të lirë, me pushtete të ndara dhe që harmonizohen me njera-tjetrën.
Ka ardhur koha që qysh me zgjedhjet e radhës, si parlamentare ashtue dhe për pushtetin vendor, ferma shqiptare të jetë më e pranishme në organet e zgjedhura qendrore dhe lokale por edhe në të gjithë sektorët e tjera të administratë publike.