Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e panjohur e engjëjve të zotit

Historia e engjëjve, ndërmjetësuesit e njerëzve me Zotin, që gjenden në shumë kultura e fe.

1. Këmbë dhe mjekër në Irak…

1
Për asirianët dhe babilonasit, perëndia Anu, kryente shërbimin e quajtur sukkal, që në gjuhën e tyre do të thoshte i dërguar i Zotit. Mes babilonasve gjejmë edhe lajmëtarë të tjerë të vullnetit hyjnor si Papsukal dhe Gibil. Për asirianët, ndërmjetësit mes perëndive dhe njerëzve, ishin si kjo qenie me krahë e gjendur në Nimrud të Irakut, që shihet dhe në foto.

2. Kurse në Persi...gjendeshin 2 engjëj me 4 këmbë dhe mjekër, por jo në shërbim të Zotit të Biblës, por të Ahura-Mazda, Zotit suprem të Zoroastrit (shek 6 para Krishtit).

2

Ahura Mazda kishte krijuar 7 entitete, që bashkëpunonin në krijimin e botës. Kjo fe monoteiste përfshinte periudhën që 600 vjet para lindjes së Krishtit, dhe flet për ekzistencën e engjëjve mbrojtjes që kanë ekzistuar që para lindjes së njerëzimit dhe do vazhdojnë edhe pas vdekjes së tyre.

3. Edhe filozofët besonin në engjëj…

3
Filozofi Platon i referohej ndërmjetësve mes qiellit e Tokës, si Eros. Aristoteli fliste për krijesa me shpirt të pastër që nuk ishin subjekt të pasioneve njerëzore, por të aftë për të bërë të mundur lëvizjen e universit. Shkrimet engjëllore të Dantes në Mesjetë dhe hierarkitë kryesore vinin nga këndvështrimi aristotelian.

4. Engjëjt në Islam…

4
Edhe në Islam, përveç engjëjve të rëndësishëm, ka edhe engjëj të vegjël që konceptohen si këta fëmijë që tregohen në këtë pikturë të vitit 1837 ku janë Imam Aliu me bijtë e tij. Ai gjithashtu kishte një traditë të lashtë pagane të geneve dhe shpirtrave.

5. Të dërguarit e Profetit…

5
Nëse ekziston Kurani, kjo ka ndodhur edhe për shkak të krye engjëllit Xhibril, që kontaktoi Muhamedin, sipas traditës islamike. Në islam ekzistojnë tri lloje krijesash me krahë, engjëjt, me funksione të ngjashme me ato të ofruara nga hebraizmi dhe krishterimi, xhindët, që mund të jenë miqësorë ose armiqësorë për njerëzit dhe djajtë.

6. Ndihmësit e Zotit…

6
Në fenë hebraike, engjëjt e krijuar nga Zotit ditën e dytë, kanë për detyrë të nderojnë Zotin dhe të paraqesin vullnetin e tij tek njerëzit. Tre engjëjt Mikel, Gabriel dhe Rafael e kanë këtë funksion.
Në pikturën e Filippino Lippit, janë engjëjt Mikel, Gabriel dhe Rafaeli me të riuan Tobia.

7. Këshilltarët…

7
Për të dalluar nga engjëjt e paganëve, të krishterët i humanizuan ata: 3 engjëj pa krahë, me Abrahamin (Mozaik në Ravena, shekulli i 6)

8. Piktura të ndryshme…

8

Në fenë katolike në monumentet më të rëndësishëm shpesh shihen engjëj të tillë duke qarë.

9. Ekzekutuesit…

9
Armët janë bërë pjesë e historisë që nga shekulli i 5. Në këtë foto ndodhet Shën Mikeli me armaturë

10. Engjëjt muzikantë…

10
Në fillim të Rilindjes, shumica e fëmijëve engjëj ishin ata të zhveshurit, ndërsa më vonë, dolën piktura të fëmijëve engjëj me vegla muzikore si kjo foto. Lidhja e engjëjve me muzikën dhe matematikën vjen nga koret engjëllore.

11. Përcjellësit e dritës…

11
Një pikturë e William Blake, engjëjt rreth varrit të Jezusit përshkruhen si përcjellës të dritës.

12. Djallëzorë…

12
Në traditën judeo-krishtere djajtë janë engjëj të rënë në fatkeqësi.

13. Vargje engjëllore…

13
Sa engjëj janë në shërbim, 10 mijë herë 10 mijë që do të thotë 100 milion sipas personazhit biblik Daniele. Mjeshtri i Shën Thomait, Alberti i Madh, kishte llogaritur 4 miliard. Në foto ndodhen engjëjt në mozaikun e Pagëzimores në Firence.

14. Engjëjt mbrojtës


14
Engjëjt kujdestarë vijnë vetëm pas kundër-reformës, në përgjigje të protestantëve. Në foto, një engjëll mbrojtës nga këndvështrimi i një piktori gjerman në vitet 800.

15. Historia moderne …

Edhe nëse besoni ose jo tek engjëjt, argumentat mbeten seriozë. Sipas psikoanalistit Carl Jung, 4000 vjet besim në këto krijesa të përjetshme kanë krijuar një të vërtetë të depozituar në një rezervuar të madh të quajtur “ndërgjegjja kolektive” dhe engjëjt janë të rëndësishëm pasi shihen si pikë referimi në mënyrën se si ne mendojnë, qoftë për ata që besojnë qoftë për ata që nuk besojnë.

Nuk është çudi që dhe një biolog evolucionist si Rupert Sheldrake, beson në to, edhe pse në një mënyrë moderne. Sipas tij engjëjt janë kodifikuesit e formës jo vetëm të njeriut, por e të gjitha specieve në Tokë.

15
Në foto është piktura “Shën Mateo dhe engjëlli” e Karavaxhos.

Please follow and like us: