Tedenca e të rinjve për t’u dukur bukur me çdo kusht
Është bukur të dukesh bukur, po nga ana tjetër, kjo mani po kalon shumë kufij sidomos tek të rinjtë.
Tendenca
Të gjithë i duan operacionet, duke filluar nga adoleshentët dhe deri te moshat erritura, që nga VIP-at e deri te njerëzit e thjeshtë. Madje, edha ataqë nuk kanë ndonjë defekt të lindur apo të fituar gjatë jetës në portretin e tyre kërkojnë t’i nënshtrohen kirurgjisë estetike. Në përgjithësi janë vajzat ato që kërkojnë më shumë operacione plastike, por nuk mungojnëas djemtë. Operacioni më i kërkuar është hunda, por kërkohen shumë edhendërhyrjet estetike në vesh thonë kirurgët estetikë në Shqipëri. Femrat nga ana tjetër kërkojnë më shumë operacione në gjoks me silikon apo buzë të fryra, që të duken sa më sensuale.
Operacionet e hundës dhe të veshëve, sipas ekspertëve të kirurgjisë plastike, ishin të parat që u bënë në Shqipëri dhe më pas dalëngadalë edhe të tjerat. Në ditët tona, të kryesh një ndërhyrje estetike për arsye të përmirësimit të imazhit duket krejt normale dhe numri i kërkesave nga meshkujt janë rritur. Sipas një mjeku estetik në Shqipëri, krahasuar me 2014, viti 2015 pa parë një rritje me 30% të ndërhyrjeve estetike dhe se disa shërbime të caktuara, si lifting, hunda etj., mbi 50 % rritje. Sipas statisitkave, Shqipëria pozicionohet më mirë se sa fqinjët në rajon për nga investimet e kryera në këtë fushë, si dhe rritjen e kërkesave për ndërhyrje dhe ofrimin me standarde europiane të tyre.
Turizmi i kirurgjisë plastike
Ofrimi i ndërhyrjeve plastike me të njëjtin standard europian dhe kirurgë të huaj duket se është zhvilluar në vendin tonë, duke ecur kështu në rrugën e shtruar nga të tjerë para nesh, atë të zhvillimit të turizmit mjekësor. Të gjithë klinikat e ndërhyrjeve plastike në Tiranë, që më së shumti operojnë me mjekë të huaj, kryesisht italianë tregojnë se kanë si synim shndërrimin e Tiranës në një pikë turizmi për kirurgjinë plastike, ku të shumtë të interesuar, sidomos të rinj italianë, vijnë në vendin tonë për të marrë një shërbim të të njëjtit cilësi por me çmim sa 1/3 a atyre italiane.
Treg i vogël, konkurrencë e madhe
Dr. Skerdi thotë për ‘Monitor’ se prej 4 vitesh që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri, ky treg tashmë ka ndryshuar. “Një ndër gjërat që ka ndryshuar është se shqiptarët tashmë janë informuar për këtë fushë, ndonëse vendi ynë nuk ka traditë në këtë sektor. Megjithëse Shqipëria është një treg i vogël, konkurrenca ekziston dhe është e fortë”, – tregon ai.
Tendenca “selfie” dhe ndikimi te ndërhyrjet
Ekspertët e medieve sociale si Facebok, Instagram janë duke vënë re që shumë njerëz, në të gjithë botën, kanë rritur “dozën” e postimit të selfie-ve të tyre, fiksim i cili po i çon më tepër njerëzit drejt operacioneve plastike. Referuar studimit më të fundit nga Akademia Amerikane e Ndërhyrjeve Plastike, një në tre kirurgë kanë parë një rritje të kërkesës së ndërhyrjeve mes pacientëve, të cilët duan të përmirësojnë imazhin e tyre, për t’u dukur më tepër në mediat sociale. Anëtarët e kësaj akademie iu nënshtruan gjithashtu një ankete, ku u vërtetua një rritje 10% e kërkesës për rimodelimin e hundës, 7% të transplanteve të flokëve dhe 6% të syve, me arsyetimin e të dukurit më mirë në foto.
Studimi tregoi edhe kërkesa në rritje për buzët dhe heqjen e rrudhave në ballë. Kirurgu plastik, Dr. Marc Mani, nga Beverly Hills, tregon se ka vënë re një rritje të fiksimit të njerëzve kundrejt fenomenit “selfie”. “Kur ne shikojmë veten tonë në fotografi, ne shikojmë një numër gjërash që duam të ndryshojë, që në fakt na duket ndryshe në pasqyrë. Ky fiksim me selfie na e nxori më në pah këtë gjë dhe shtyu shumë njerëz drejt operacioneve plastike”,- përfundon mjeku amerikan.
Të gjithë po përpiqen çdo ditë e më shumë për të qenë të bukur, tërheqës, të jenë në qendër të vëmendjes. Duke e parë si një faktor i cili të hap portat e sigurta. Filozofi Edmund Burke ka shkruar dikur: “Ne duhet të dalim në përfundimin se bukuria, në vija të përgjithshme, përmblidhet në disa cilësi që kanë trupat, të cilët veprojnë në mënyrë mekanike në mendjen njerëzore me ndërhyrjen e shqisave”. Ky është një perifrazim që është hedhur në letër në vitin 1756, por që vazhdon të jetojë dhe të përdoret edhe sot e kësaj dite. Armët që përdoren për bukurinë janë, stilet e ndryshme të rrobave, imitimi i një ideali apo idhulli, operacionet plastike, shpenzimi i orëve të tëra nëpër qendra estetike. Problemi qëndron jo në ata individë të cilët kanë një respekt për veten për tu dukur të kuruar, estetikisht bukur dhe fin në përcjelljen e imazhit të tyre, ku krijojnë dhe idenë e personalitetit, por tek ata individë që kërkojnë të arrijnë drejt një perfeksionizmi nga pakënaqësia e pamjes së tyre. Reflektimet e pakënaqësisë për pamjen e jashtme vijnë si pasojë e parehatisë të gjendjes shpirtërore. Mendimet e shpeshta deri në obsesion për të qenë e bukur kalojnë deri në neurozë.
Shpesh pre e tendencës për të qenë e bukur janë adoleshentët, ndaj dhe përfundojnë duke qenë pre e diagnozave të anoreksisë nervore dhe bulimisë. Mënyra se si ne rritemi, komuniteti ku jetojmë, feedback-u që ne marrim nga të tjerët ndikon shumë në vetëvlerësimin e vetes sonë si dhe në komplekset tona. Kemi edhe rastin e perceptimit të bukurisë për veten dhe për të tjerët. Zakonisht për shkak se i njohim vetes të gjitha defektet e pamjes, ne nuk para na pëlqen vetja, apo na pëlqen në të rrallë. Ndërsa mund të admirojmë shumë të tjerët për bukurinë e tyre. Arsyeja është se nuk i kemi parë mirë dhe se nëse do t’u afroheshim dhe do t’i shihnim më nga afër, ndoshta do të nisnim të mos i pëlqenim më për shkak të rënies në sy të ceneve të ndryshme. Imazhi i trurit ka të bëjë edhe me bukurinë e fytyrës.
Një studim i fundit i bërë në fushën e neuroimazhit ka zbuluar se vetëvlerësimi i tipareve tërheqëse të fytyrës tonë mund të ketë një lidhje të ngushtë edhe me vetëvlerësimin, bazuar në tiparet e përbashkëta të aktivitetit trunor. Ndonjëherë njerëzit e varin vetëvlerësimin e tyre te dukja e jashtme duke u përpjekur që të perceptohen të bukur. Dhe kjo bëhet edhe në rrafsh krahasimor me të tjerët dhe me atë se si u dukemi të tjerëve dhe sesi mund të reagojnë të tjerët ndaj tipareve tona, apo pamjes tonë të jashtme në raste të ndryshme.