Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova po i humb të rinjtë e saj

Shake Hoxha 
Të rinjtë̈ janë në zemër të asaj që shumë  e quajnë̈ si “kriza e përfaqësimit në demokraci”.

Në të gjitha vendet post-komuniste, rinia ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e sistemit, nga ai mono-partiak drejt sistemit pluri-partiak.

Në tre dekadat e fundit çështjet e të rinjve janë parë nën këndvështrimin e problemit, ku rinia është përballur me sfida që erdhën bashkë me demokracinë̈, si papunësia, pabarazitë̈, përjashtimi social, etj. Edhe në vendin tonë me demokraci të brishtë, situata e të rinjve, paraqitet problematike, sidomos kur vjen fjala për pjesëmarrje dhe vendim-marrje të vërtetë, si pranë partive politike, ashtu edhe në radhët e shoqërisë civile.

Përfaqësimi i të rinjve në jetën politike dhe sidomos në strukturat e qeverisjes vendore mbetet në nivele tepër të ulëta. Përfaqësimi i tyre në këto struktura bëhet jo sipas ligjeve apo vendimeve në fuqi, por në shumicën e rasteve sipas njohjeve personale apo “dëshirës së mirë dhe vullnetit” të drejtuesve partiakë.

Të dhënat për rininë̈ rrallë janë̈ renditur nën indikatorë̈t e fuqizimit dhe janë̈ kufizuar në nisma sporadike të shoqërisë civile, pa ofruar asnjëherë një panoramë të plotë të pjesëmarrjes së tyre reale në nivele të ndryshme të vendim-marrjes dhe politikëbërjes.

Nismat rinore janë një pjesë e rëndësishme në përfshirjen direkt të tyre dhe angazhimin qytetar në komunitet.

Pjesëmarrja aktive e të rinjve në vendimet dhe veprimet në nivel lokal dhe më gjerë është thelbësore në qoftë se ne duhet të ndërtojmë një shoqëri më demokratike dhe më përfshirëse. Por politikat lokale dhe qëndrore jo domosdoshmërisht konsultohen, zhvillohen apo zbatohen me dhe nga vetë të rinjtë. Përvoja tregon se kjo mungesë e pjesëmarrjes aktive, dëmton interesat e të rinjve dhe e bën zërin e tyre jo-ekzistent.

Kosova po i humbë të rinjtë e saj, ku shumë prej tyre janë duke migruar dhe duke u larguar nga vendi, të rinjtë në Kosovë kanë nevojë për punë dhe perspektivë, ku për fat të keq shumë prej tyre  janë të kualifikuar dhe vazhdojnë të jenë të pa punë, ky është një nocion shumë dëshpërues për ne.

Ajo që ju nevojitët të rinjve në Kosovë është që të kenë një punë pas shkollimit e cila do të ju mundësonte një jetë të dinjitetshme. Kemi nevojë për vende pune të mira, ku secili nga të rinjtë do të jetonte mirë më rrogën që e fiton në bazë të punës së vetë.

Ata duhet të angazhohen në vendin e tyre më shumë dhe të mos ikin.

Të rinjtë duhet të identifikojnë problemet dhe të fillohet me zgjidhjen e tyre,  ta thonë hapur dhe qartë mendimin e tyre.

Nuk ka ndonjë strategji për shkollimin e të rinjve, krahas nevojave të zhvillimit ekonomik të vendit. Këta e harxhojnë edhe atë buxhet të varfër që e kanë për udhëtime jashtë vendit, dhe në organizime sterile, për t’ia mbaruar qefin vetit dhe familjeve të tyre.

Problemi tjetër është punësimi në moshë të re, sepse një i ri detyrohet që të punësohet fal kushteve të rënda sociale. Puna e tij ka rol vendimtar në jetesën e anëtarëve të familjes. Me këtë rast ai është i distancuar me pa dëshirë nga institucionet shkollore arsimore nga të cilat merr dije dhe me këtë rast edhe nuk është i vetëdijshëm për të drejtën e tij. Këto kushte i imponohen nga pushteti në mënyrë zinxhirore, por edhe direkte.

Ne duhet të formojmë një front të gjerë, një strategji ku do të bashkoheshim duke i kërkuar të drejtat  tona të patjetërsueshme.

Në të gjitha shtetet demokratike, të drejtat e të rinjve dhe qasja e tyre në vendimmarrje janë të rregulluara, të mbrojtura, duke u siguruar edhe zbatueshmëria e tyre me ligj.

Duke marrë parasysh që rinia në çdo vend është katalizator i zhvillimeve politike në të gjitha sferat shoqërore, kuptojmë që zbatimi i ligjit në praktikë duhet të jetë i pacenueshëm, pa mangësi dhe me saktësi sa më të madhe.

Republika e Kosovës ka të aprovuar Ligjin për rininë. Por, sa në fakt po zbatohet në praktikë? Sa po përfitojnë të rinjtë nga ky ligj?

Mungesa e përkushtimit të pushtetit ekzekutiv, mos serioziteti në punë, sjell deri tek kjo gjë e cila e dëmton rininë.

Rinia e shtetit tonë për gjashtëmbëdhjetë vjet po frymon në hapësira të rrethuara nga antivlerat, po jeton në frymën e pesimizmit dhe në pamundësi për t’i realizuar ëndrrat e tyre.

Nepotizmi brenda sistemit udhëheqës të pushtetit është një ndër indikatorë kryesorë që të rinjve ua cenon ose ua pamundëson qasjen apo inkuadrimin në hapësira adekuate të punës, gjë e cila sjellë edhe shkelje të të drejtave të tyre.

Rinia është ajo që bën revolucionin, që ndërton të ardhmen e që ndihmon zhvillimin.

(Autorja e shkrimit është studente e Universitetit të Prishtinës)

Please follow and like us: