Sulltani që pushtoi Kostandinopojën…
Më 29 maj 1453, ushtria osmane e udhëhequr nga Sulltan Mehmeti i II-të çau përmes mureve të Kostandinopojës, duke pushtuar kryeqytetin dhe fortesën e fundit gjigande të Perandorisë Bizantine. Në shumicën e botës, që atëhere viti 1453 është vendosur bashkë me 1066-n si një datë e zymtë dhe e paqartë.
Por në Turqi, jo çuditërisht, pushtimi osman i qytetit më të madh të vendit vazhdon të ketë rezonancë, aq shumë sa që argumentat ideologjikë vazhdojnë të përplasen se si dhe për çfarë duhet festuar 29 maji. Ashtu sikurse amerikanët të bindjeve të ndryshme politike të cilët nuk bien dakord nëse Babai Themelues ishte një krishterë i devotshëm apo një ateist, turqit kanë konflikt lidhur me identitetetet e figurës heroike të Mehmetit.
Çdokush që ka ndjekur politikën turke së fundmi e njeh versionin silamizues të historisë osmane të promovuar nga partia që udhëheq vendin, AKP-ja, e cila e lartëson Sulltan Mehmetin II si mishërimin e devotshmërisë myslimane. NJë film i fundit i titulluar “Marrja 1453” është shembull i kësaj pikëpamjeje. Ai nis me fjalin e famshme të profetit Muhamed – “Një ditë Kostandinopoja do të rimerret. I madh është komandanti që do ta rimarrë atë. Të mëdhenj janë edhe ushtarët e tij”, dhe më pas tregon Mehmetin dhe ushtarët e tij duke u lutur së bashku përpara sulmit të tyre ndaj qytetit teksa priftërinjtë e Biznatit largohen duke qarë nga gjakderdhja e shkaktuar në myslimanët.
Por gjërat ishin shumë ndryshe përpara gjashtë dekadash, më 1953, kur turqit festuan 5 shekujt e marrjes së Kostandinopojës. Asokohe, Mehmeti nderohej se një udhëheqës laik. Intelektualët turqë si dhe politikanët lartësonin imazhin e tij pro-perëndimor, që mendohet se dëshmohet nga interesi i tij për artin e Rilindjes, njohurinë e tij të greqishtes dhe latinishtes, dhe të teknologjisë përparimtare ushtarake që ai përdori. Edhe vendimi i tij për ta konvertuar kishën e Hagia Sophia në një xhami në vend që ta shkatërronte shihet si provë e mendjes së tij të ndritur, e ndjekur nga vendimi i Mustafa Kemal Ataturkut për ta kthyer ndërtesën në muze.
Festimet 10 ditore të organizuara nga qeveria për të shënuar 500 vjetorin e Stambollit turk ishin si laike ashtu edhe perëndimore. Përveç topave, festave në kopshte, kishte opera, një shfaqje mode dhe shpërndaheshin cigare me imazhin e sulltanit të bëra enkas nga qeveria.
Nryshe janë festimet sot, të shoqëruara nga njerëz me mustaqe fallso, me flamuj të shumtë turq, duke i bërë jehonë nacionalizmit dhe fesë isloame të Mehmetit.
Në këtë mes ka ndërhyrë edhe Shteti Islamik, që përmes propagandës së tij ëhstë shprehur se Kosntandinopoja do të konsiderohet e rimarrë sipas Profetit, vetëm kur në të të hyjë ushtria e Kalifatit.