Djali propozoi për 365 ditë rresht të fejuarën e tij, por ajo nuk e dinte
Për 365 ditë, djali e ka pyetur në mënyrë të fshehtë të fejuarën e tij nëse donte të martohej me të. Propozimet ai i bënte në mënyra të ndryshme, gjatë kohës kur vajza nuk e kishte mendjen dhe këto momente i regjistronte, për t’i bërë më pas një surprizë.Video është realizuar nga Dean Smith, e cila i dedikohet vajzës më me fat në botë, Jennifer Kessel.Falë ndihmës së familjarëve të vajzës dhe miqve të përbashkët të çiftit, ata ia treguan videon me rastin e ditëlindjes së Jenniferit, ku në çdo ditë të vitit Dean i kërkonte dorën për martesë.
“Doja që të përgatisja këtë video për të thënë që kjo është dita në të cilën vendosa që doja të kaloja çdo ditë të jetës sime me ty”, i tha Dean të fejuarës. Në video, vajza pa 365 propozimet e martesës së Dean: Në dush, duke larë dhëmbët, gjatë shëtitjeve në plazh, gjatë kohës që ushqehej e të tjerë.Mesazhi kanë këtë përmbajtje: “Jeniffer do që të martohesh me mua?”, “Do të bëhesh gruaja ime?”, “Më bëjë njeriun më të lumtur në botë!”, “Të dua kaq shumë, Jen!”. Video është ndërprerë herë pas here nga fotot e çiftit të realizuar nga Dean gjatë vitit.Pas përfundimit të saj, Dean i kërkon të fejuarës që të kthehet dhe sërish i kërkon dorën për martesë, por këtë herë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Jeniffer ishte kaq e emocionuar, sa nuk arrinte që të fliste dhe kishte nevojë për një facoletë për të fshirë lotët.Dean u ul në gjunjë, ndërkohë që dielli në Karaibe ulej. Në fund ajo thotë: “Po”.