Albspirit

Media/News/Publishing

Inxhinieri i ‘Google’ jeton në një parking pranë ndërmarrjes

KamioniBrandon punon si inxhinier për ‘Google’ dhe ka zgjedhur të jetojë sa më shumë të jetë e mundur pranë ndërmarrjes së tij. Pasi ka blerë një kamion në 2006-ën, 23-vjeçari e ka parkuar mjetin në parkingun ndërkombëtar në “Silicon Valley” në San Françisko nw SHBA.

Kamioni 1Ai vetë tregon historinë e tij në “blog”-un e tij: zgjedhja ka vetëm një objektiv, për të kursyer para dhe kohë. Por edhe të shmangë stresin e udhëtimit me makinë në rrugët e bllokuara nga trafiku.

Kamioni 2I ardhur nga Masaçusetsi në maj 2006, Brandon ka filluar të kërkojë një apartament, por e ka kuptuar që duhej të paguante thuajse 2 mijë dollarë. Përveç kostos së qirasë, djaloshi do të kishte harxhuar kohë, madje të çmuar gjatë udhëtimit, shpesh me trafik të dendur për të shkuar në punë.

Kamioni 3Që këtu nis ideja e zgjedhjes. 23-vjeçari ka blerë një kamion “Ford” 10 mijë dollarë, duke futur një dollap të vogël për rroba, një shtrat dhe ndonjë objekt tjetër dhe duke e shndërruar mjetin në shtëpinë e tij.

Kamioni 4Dush, palestër dhe mensë, janë në brendësi të ‘Google’ dhe nuk ësht problem për të, prandaj, “duke parë që nuk jam asnjëherë në shtëpi dhe gjithnjë në punë, – ka pranuar Brandon, – pse duhet të blija një apartament?”. I vetmi shpenzim është për siguracionin e kamionit, rreth 121 dollarë dhe për këtë djaloshi shton: “Po kursej 90% dhe po heq para mënjanë për të ardhmen”.

 

Please follow and like us: