Kadare nderohet nga Presidenti francez
Shkrimtari Ismail Kadare merr titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Fransua Holland.
Titulli që iu dha pak muaj më parë, iu dorëzua sot në pallatin presidencial, Elize, në Paris.
Sipas mediave, dhënia e çmimit për shkrimtarin shqiptar, për vetë mënyrën se si është organizuar ceremonia ka një domëthënie të veçantë.
Ndryshe nga rastet e tjera, dhe ndryshe nga zakonisht, dhënës i çmimit do të jetë Presidenti i Frances, Fransua Holland.
Presidenti Holland zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla.
Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues.
Për Ismail Kadarenë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë.
Një ceremoni me disa të ftuar, francezë e shqiptarë ku Presidenti Holland i dorëzoi titullin personalisht.
Më pas, Presidenti i Francës Fransua Holland shtroji në Elize një koktej për nder të Kadaresë dhe të ftuarve të tij.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hd0VgLUZUi0]