Restoranti që punëson vetëm binjakë
Një pronar lokali në Moskë ka gjetur një mënyrë të veçantë për të tërhequr klientët. I gjithë stafi që ka punësuar, janë kopje identike binjakësh. Ata vishen njëlloj dhe në momentin që klienti porosit për të ngrënë apo për të pirë, në tavolinë shkojnë të dy binjakët. Pronari i lokalit kërkonte një ide origjinale për të tërhequr vëmendjen e klientëve. Për të ishte e vështirë që të gjente binjakë identikë, por pavarësisht kësaj, ai ia ka arritur qëllimit.
Please follow and like us: