Albspirit

Media/News/Publishing

PRO – Kujtimi të çliron

Bundestagu i bën thirrje Turqisë që ta përkujtojë gjenocidin ndaj armenëve. Me të drejtë, mendon Christoph Strack.

Deutschland Bundestag zu Massaker an Armeniern

Njihet shprehja e famshme hebreje: “Përpjekja për të harruar e zgjat mërgimin, dhe sekreti i çlirimit është kujtimi”. Presidenti gjerman, Richard von Weizsäcker e zbërtheu këtë në fjalimin e tij të paharruar në 40 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, fjalim që e mbajti në 8 maj 1985 në Bundestag, askohe në Bon.

Duhet të përballemi me historinë vetjake. Çdo individ i veçantë, edhe popujt. Vetëm pak ditë më parë këtë e treguan mbi varret e Verdunit Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Këtë fjali, këtë apel për të kujtuar në mënyrë të sinqertë mund ta lidhësh me shumë të drejtë me çështjen e trajtimit të fatit të deri 1,5 milionë armenëve, të cilët u masakruan, u asgjësuan para më shumë se 100 vjetësh në Perandorinë Osmane. Ishte një gjenocid ai, viktimë e të cilit ranë që prej prillit 1915 qindra mijëra vetë, kryesisht të krishterë ortodoksë. Armenë, aramejë, asirianë, grekë të Pontos. “Fati i tyre përfaqëson si shembull historinë e asgjësimeve në masë, të spastrimeve etnike, të dëbimeve, po edhe të gjenocideve, prej të cilave karakterizohet në mënyrë kaq të tmerrshme shekulli i 20-të,” thuhet në projektrezolutën e partive unioniste (CDU/CSU) dhe të SPD-së.

Pra Bundestagu – i mbështetur nga partitë unioniste, nga SPD dhe të Gjelbrit – do të flasë për një “gjenocid”. Dhe bën mirë për këtë. Ka shumë vite që Bundestagu gjerman merret me ngjarjet e viteve 1915/1916. Tani vendimin e prillit të kaluar e shtyu për këtë të enjte të qershorit. Dhe koncepti “gjenocid” përmbahet edhe në pjesën zyrtare të kërkesës.

“Roli i palavdishëm gjerman”

Kjo në një kohë kur dokumenti ndalet shprehimisht (dhe më qartë se së fundi) tek roli gjerman. “Bundestagu shpreh keqardhjen për rolin e palavdishëm të Perandorisë Gjermane, e cila si aleatja kryesore ushtarake e Perandorisë Osmane, megjithë informacionet e qarta (…) nuk bëri përpjekje që t’i ndalte këto krime kundër njerëzimit”. Çfarë kuptimi ka hedhja në lojë e letrave të tjera, kur loja ka mbaruar? Tregon se linjat e mëdha të historisë nuk janë çështje vitesh dhe dekadash. Këtë e tregojnë në mënyrë të përgjakshme konfliktet në Siri dhe në Irak.

Christoph StrackChristoph Strack

Edhe një detaj tjetër tregon se Parlamenti gjerman synon të arrijë përmes kujtimit një normalizim. Më 10 tetor 2009, Turqia dhe Armenia nënshkruan protokolle për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe për hapjen e kufijve. Një moment që u festua si hap për normalizimin e marrëdhënieve të rënduara në histori. Vetëm se – për t’u ratifikuar, protokollet nuk u ratifikuan kurrë. Prej asnjërës nga palët. Dhe Bundestagu bën thirrje për ratifikim nga turqit dhe nga armenët, në mënyrë që të lindë diçka e re, në njërën prej linjave më konfliktuale të historisë.

Po, vendimi i Bundestagut vjen në një kohë jo të përshtatshme në politikën e jashtme. Por për këtë fakt mban përgjegjësi edhe pala turke. Kërcënimet, për të cilat tregojnë disa deputetë, nuk funksionojnë. Nuk bëhet fjalë për fajin e pasardhësve, por bëhet fjalë për përgjegjësinë e pasardhësve, që të kujtojnë jo vetëm orët e lavdishme të historisë, por edhe orët e errëta të saj. “Sekreti i çlirimit është kujtimi”. Kujtimi të çliron.

Bundestagu bën mirë që i kujton. Gjermanët. Dhe turqit.

Please follow and like us: