Albspirit

Media/News/Publishing

Votoni MISS USA 2016 – Princeshën shqiptare fituesen e kurorës në New York, Serena Buçaj

Votoni MISS USA 2016 - Princeshën shqiptare fituesen e kurorës në New York, Serena Buçaj (Foto)

LAS VEGAS – NEVADA : Princesha shqiptare fituesja e kurorës në New York, Serena Buçaj, këto ditë është duke jetuar në momente të veçanta të jetës së saj në andrenalinën për të fituar edhe kurorën tjetër të bukurisë MISS USA 2016.

Konkurrenca paraprake MISS USA 2016 do të zhvillohet gjatë kësaj jave, duke nisur qysh mbrëmë të mërkurën, më 1 qershor dhe do të mbyllet të dielën më 5 qershor në 7 të darkës, ku do të jetë i transmetuar në kanalin televizivë kombëtar ABC, ndërkohë që ju mundet ta ndiqni çdo episod në medien sociale në Facebook, dhe në faqen e internetit në www.missuniverse.com.

Garuesit nga të gjitha 50 shtete, përfshirë dhe D.C. Distriktin e Kolumbias, do të konkurrojnë në skenën e mahnitshme dhe gjigande të pallatit të sportit “T-Mobile Arena” në Las Vegas – Nevada, të gjitha veshjet, duke nisur prej nga ato në rroba banje dhe në fund me fustanet e mbrëmjes fustan

Ndërkohë që për një vend për të fituar kurorën e Princeshës së më të bukurës në Shtetet e Bashkuara, do të konkurojnë në “Top 15” pesëmbëdhjet vjazat më të bukura, njëra prej të cilave edhe do të shpallet gjatë emisionit televiziv MISS USA 2016, të dielën, më 5 qershor.

Këtë vit, për herë të parë ka edhe një fituese tjetër , do të jetë ajo e kurorës “FindingMiss52”, i pari-në këto spektakle të bukurisë mbarëkombëtare, në SHBA, ku vajzat më të bukura do të dalin në sfilatën e tyre për një garë mes 52 konkurenteve, për të nxjerrë edhe një bukuroshe me fat për t’u bashkuar me konkurrencën në Las Vegas.

Në mesin e konkurruesve për herë të parë në historinë e emigracionit është edhe një shqiptare e cila ndohet në Las Vegas e cila i ka hyrë garës për ‘Miss USA 2016’. ‘

Ajo është Serena Buçaj vajza pukjane, që e quan veten nga Kosova( mbasi prindërit e saj kan jetuar kur u arratisën nga Shqipëria në Kosovë) e cila, tani po sfidon bukurinë e vajzave shqiptare në njëren ndër garat më të mëdha në botë të modës, MISS USA, duke synuar kurorën e artë.

Serena është 22 vjeçare dhe ajo është zgjedhur në janar të këtij viti fituese e kurorës së artë ‘Miss New Yourk-u’, mirpo kjo duket se vetëm sa e ka motivuar Serenën për të konkurruar për’ Miss USA 2016’, ku bukurosha shqiptare do të përballet me konkurrente nga gjithë SHBA, të cilat kanë një synim të qartë, të rrëmbejnë kurorën.

Mirpo, tani në fazën paraprake Serenës i duhet përkrahja më shumë se kurr, për të arritur qëllimin e saj. Faqja e ‘Miss USA’ tani ka hapur linkun “http://vote.missusa.com” ku ju mund të votoni edhe 10 herë – për të preferuarën tuaj, dhe t’i ndihmoni Serenës për tu shpallur ‘Miss USA’

The New York Times, :”Shqiptaret janë raca më e bukur në Evropë”

Vajza Shqiptaro-Amerikane – Serena Buçaj , me origjinë nga Puka – Shqipëri, – e cila u kurorërzua për herë të parë si Miss Nju Jork USA 2016, në fund të konkursit të bukurisë të mbajtur ne 17 Janar, 2016, në metropolin botëror qytetin e Nju Jorkut, është duke ecur në rrënjët e saja në Amerikë.

Serena Buçaj – prej se kur fitojë kurorën e bukurisë në Nju Jork, ka faleminderuar të gjithë komunitetin shqiptarë për mbështetjen! që po i jep asaj, dhe, tani përsëri kërkon ndihmën e tyre duke votuar atë.

Buçaj prej se kur ka fitur kurorën e më të bukurës së New Yorkut, “Miss New York – USA 2016, një qytet ky me 12 milion banorë, një botë e terë në miniaturë, i ka shpeshtuar takimet e saj me komunitetin shqiptarë.

Kujtojmë me këtë rast, prezencën e saj në shfaqjen e filimit Shok në New York, festën e 8 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës , nga Asamblesti Mark Gjonaj në, Bronx, pjesmarrjen e saj në meshën e së dielës në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe takimin e fundit në shtëpinë e Vatrës.

Ajo në një intervistë ekslusive me gazetën tonë, pranojë me kënaqësi se është krenare që ishte shqiptare, dhe e rritur me vlerat shqiptare.

Gjithashtu, thotë ajo ndjehem e bekuar, që kam lindur e jam rritur në Shtetet e Bashkuara. “Unë kam me vete të mirën e të dy botëve! Shqiptare dhe Amerikane ! Do të dëshiroja shumë të vizitoja Shqipërinë, që mbart rrënjët e mia dhe është vendlindja e tim eti.”

Por , ajo e pohonë, gjithmonë këtë, madje e ka përsëritur edhe në televizionet, gazeta dhe revistat me prestigjoze në SHBA, se ajo është, krenare që është shqiptare, dhe me prindër nga Puka e Shqipërisë, të cilët kan jetur në Kosovë.

Teksa ajo tregonë se prindërit e saj u arratisën nga Shqipëria nën sundimin e regjimit komunist – rreth gjashtë dekada me parë, duke qendruar fillimisht në Kosovë, për disa vjet, deri sa emigruan këtu në Shtetet e Bashkuara, ajo çdo herë flet për prindërit e familjen e saj shqiptare.

Please follow and like us: