Pasioni i Churchill për purot dhe uiskin
Është vështirë të përfytyrohet figura e kryeministrit britanik Winston Churchill pa puron e tij të famshme.
Madje dhe më shpesh se me puron havaiane Churchill-i dilte me gotën e uiskit në dorë.
Politikani Anthony Eden në shënimet e veta kujton atë fakt, se si Churchill-i pinte uiski me soda (tonik) në orën 8:45 të mëngjesit. Uiskin ai mësoi ta pijë që në rini e vet, gjatë kohës së luftës anglo-boere.
“Kur isha nënoficer gjatë luftës në Afrikën e Jugut uji atje ishte i papijshëm, – tregonte Churchill-i. – Që të mund ta pije atë duhej ta përzije me uiski”.
Dhe pasionin pas kësaj pijeje ai nuk e tradhëtoi gjatë gjithë jetës së vet të gjatë.
Mazhordomi i tij Norman McGowan kujtonte: “Afërsisht një orë pasi kishte ngrënë mëngjesin unë i vija përpara atij gotën e parë të uiskit me soda. Gjatë gjithë ditës ajo nuk ishte kurrë bosh, por e pinte Churchill-i uiskin shumë ngadalë, duke e tërhequr me lezet i shpërqendruar e në mejtime pijen, dhe e shtynte me një gotë dy orë”.
Gjatë kësaj duhet thënë, se uiski ishte shumë i holluar me soda, ndërsa kubat e akullit arrinin të shkriheshin plotësisht. Kështu që uiski i binte të ishte tejet i holluar.
Vetë kryeministri britanik e quante këtë përzierje “solucion për shpëlarjen e gojës”.
Pas të ngrënit Churchill-i preferonte të pinte verë porto dhe brendi. Praktikisht çdo ditë ai i bënte nderimet e merituara shampanjës së preferuar.
Gjatë kohës së takimeve të “Treshes së Madhe” në vitet e Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill-i provoi konjakun armen dhe atë gjeorgjian. Tregojnë, se më pas Churchill-i ia porosiste Stalinit këtë konjak me arka. Po, vërtet, Winston Churchill pinte shumë dhe personat që e njihni nga afër atë dëshmojnë: “Për atë të ngrënit pa pije nuk quhej e ngrënë”. Por zor se do të gjendet ndonjë njeri i cili ta ketë parë gjatë kësaj të dehur ndonjëherë atë.
Në qoftë se Churchill jetoi deri në moshën 90-vjeçare, atëherë lind natyrshëm pyetja: Përse duhet vallë sqima, moderimi dhe të përmbajturit në ushqim? Pa përmendur fare këtu cigaret dhe pijet?
Thonë, se 20 vitet e fundit të jetës së vet ai e la megjithatë pijen dhe duhanin, megjithëse vazhdonte të pozonte për fotografët me puron e famshme havaiane në dorë.
Në të vërtetë, gjendja shëndetësore e këtij jetëgjati linte shumë për të dëshiruar. Ndërsa të ngrënit sir Winstoni e kishte me qejf të madh. Për mëngjes atij zakonisht i servirnin pjepër, omëletë ose vezë të skuqur me proshutë, qofte me mish viçi ose pulë të pjekur, bukë të thekur me marmelatë. Dhe pinte ai gjatë kësaj shumë kafe me kajmak qumështi. Për drekë ai mund të hante fillimisht file peshku (gjuhëz deti), salmon të tymosur dhe karkaleca deti, më pas mish të pjekur dreri të mbushur me pure mishi me dhjamë, mëlçish pate, me salcë prej zhardhok këpurdhash (truffle, tartufo). I pëlqenin shumë Churchill-it edhe guaskat e detit (ai, në përgjithësi, kishte dobësi të madhe për produktet, frutat e detit), roston e viçit të përgatitur me puding Jorkshiri dhe perime.
Në moshën 88-vjeçare Churchill-i mund ti lejonte vetes, për shembull, një drekë të tillë në hotel “Savoy”: në fillim guaska deti me shampanjë, më pas supë-pure me bizele të njoma dhe një gotë sherry. Pastaj atij i servirej në tavolinë file peshku shojzë të Atlantikut Verior me salcë të bardhë dhe verë Puyn Fyuis. Më tej vijonte mishi i viçit ala-Wellington me karrotë dhe patate të skuqura e të përzhitura me verë Bourgogne. Për ëmbëlsirë ai merrte Creme Brulee dhe një gotë verë Madeira. Në fund fare porosiste djathë Stilton me një gotë verë Porto të stazhionuar mirë.
Pas kafes degustimi i të gjitha këtyre mrekullive të artit të kuzhinës kurorëzohej nga ai me puron havaiane dhe një gotë konjak. Por gjellë kryesore në banketet e veta Winston Churchill-i quante megjithatë bisedën e mirë, ndërsa bashkëbiseduesin më interesant veten e vet.