Albspirit

Media/News/Publishing

Balaj flet për vendimin e De Biasit për ta lënë në stol

Sulmuesi i Kombëtares Bekim Balaj ende pret vendimin e trajnerit Xhani De Biazi për të bërë debutimin e tij në “Euro 2016”. Shkodrani ishte pranë futjes në fushë si zëvendësues në ndeshjen ndaj Francës, por dëmtimi i Ajetit duket se prishi planet e trajnerit.

“Të them të drejtën që në momentin që kemi ardhur këtu kam qenë në dispozicion të skuadrës për të dhënë maksimumin tim, gjithsesi është trajneri ai që vendos. Në ndeshjen ndaj Francës mund të isha aktivizuar në minutat e fundit por dëmtimi i Ajetit prishi planet e trajnerit. Megjithatë unë po përgatiem makismalisht dhe shpresoj që ndaj Rumanisë të vijë momenti tim”,-ka thënë ai sipas “Supersport”.

Ai shprehet optimist për të luajtur në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë.

“As që mund ta mendoj se mund ta mbyll Europianin pa luajtur fare. Kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur dhe shpresoj të bëj debutimin tim”.

Duke folur për mundësitë e kualifikimit të Shqipërisë për në 1/8, Balaj thotë se edhe pse ekipi nuk ka marrë ende pikë në dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës dhe Francës, futbollistët do të japin maksimumin në ndeshjen e fundit. Më herët, Balaj ka qenë vendimtar për kualifikimin e Shqipërisë në eliminatoret në grupe. Goli i tij ndaj Portugalisë i dha tri pikët kuqezinjve dhe hapi rrugën për kualifikimin historik në turneun europian.

Please follow and like us: