“Besëlidhja Europiane”/ Eduart Ndocaj themelon partinë e re
Deputeti Eduart Ndocaj ka lajmëruar themelimin e partisë së re, të quajtur “Besëlidhja Europiane”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndocaj shkruan se pjesë e stafit të tij janë një grup ekspertësh dhe politologësh.
“Një grup ekspertësh dhe politologësh po punojnë intensivisht për krijimin e statusit themeltarë të partisë “Besëlidhja Europiane” dhe të programit të saj politikë. Ngjarjet e fundit që po ndodhin në kahet e politikës shqiptare po na bindin gjithnjë e më shumë për të intensifikuar punën për hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë në KQZ. Partia “Besëlidhja Europiane” (BE), do të themelohet me nismën e deputetit Eduart Ndocaj. Pranë kësaj partie tashmë janë afruar mjaftë qytetarë, të rinjtë, intelektual dhe njerëz të botës së biznesit.” thuhet në njoftim.
Partia e re do të jetë e Qendrës, ndërsa mendohet të jetë risi në politikën shqiptare. “Besëlidhja Shqiptare do të prezantohet si një parti e Qendrës, e cila mbron identitetin shqiptar, lobon dhe kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, modernizimin e vendit përmes reformave serioze dhe gjithëpërfshirëse. Besëlidhja Shqiptare në të gjithë formatin e saj do të jetë një risi në politikën shqiptare.
Partia është e hapur për të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve të mëparshme politike!
Na kontaktoni:
dott.albandaci@gmail.com ose me mesazhe private në faqen zyrtare të deputetit” shkruhet në njoftimin e Ndocajt.