Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë po bën kjo prokurore amerikane në Tiranë

Kur reforma në drejtësi është në fazën e saj kulmore, ka “zbarkuar” në Tiranë prokurorja e parë shqiptaro-amerikane, ndërkohë që në rrethe të ndryshme politike, ka kohë që përflitet që pikërisht shqiptarëve të Amerikës do t’u besohet zbatimi i reformës në drejtësi. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njoftonte sot se OPDAT po ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Gjatë javës së 13 qershorit, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, një prokurore me përvojë në dhunën në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.

Duke folur për prokurorët e penalë në qytetet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Tiranës dhe Shkodrës, Znj. Shkreli theksoi se ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, koordinatorët e viktimave sjellin një balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë.

Please follow and like us: