Albspirit

Media/News/Publishing

Detaje nga plagosja e trefishtë në Kavajë, autori i ngjarjes ish-drejtori i PS në Zyrën e Punës

Zbardhen detaje të tjera nga ngjarja e sotme në Kavajë. Autori i plagosjes së trefishtë, shtetasi Saimir Kurti, njihet si një prej mbështetësve të kryebashkiakut Elvis Rroshi dhe pjesë e strukturave të PS-së në Kavajë.

Po këshut mësohet se Kurti ka mbajtur edhe postin e ish-drejtorit të Zyrës së Punës në këtë qytet. Të plagosurit janë Eqerem Kazazi, 48 vjeç; Irkid Kazazi, 21 vjeç, dhe Dritan Xhixha, 46 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Irkid Kazazi është edhe kreu i Forumit Rinor te Partisë Demokratike të Kavajës. Të dhënat e para flasin për një konflikt për motive banale mes të plagosurve dhe shtetasit Saimir Kurti.

 

Please follow and like us: