Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogani mediplomë të rrejshme fakulteti

Erdogani mediplomë të rrejshme fakulteti: Rasti unik në botë i diplomimit në një universitet – një vit para themelimit të tij

Ai person që pretendon të jetë president i Turqisë, duhet të ketë diplomë universitare. Por tek rasti i Recep Tayyip Erdogan janë ngritur dyshime, pasi ai kishte diplomuar një vit para se të themelohet universiteti ku pretendohet të ketë studiuar, shkruan e përditshmja gjermane Spiegel.

Yusuf Hallacoglu, nënkryetar i partisë së djathtë MHP, me zemërim të madh i është drejtuar presidentit duke i thënë, “I them presidentit se diploma juaj është e rreme, dhe ai madje për këtë nuk është dërguar në gjykatë”, transmeton Telegrafi.

Diploma

Hallacoglu është ndër politikanët e parë, që ka deklaruar publikisht se RecepTayyip Erdogan, nuk i kishte plotësuar kërkesat për të mbajtur postin e presidentit të Turqisë.

Sipas partive opozitare, diploma e Erdogan është lëshuar në vitin 1981 nga universiteti Marmara, ndërsa në këtë çështje ekziston një problem i madh, pasi ky universitet ishte themeluar në vitin 1982.

Diploma 2

Madje edhe dekani dhe rektori të cilët kishin nënshkruar diplomën, dyshohet se kishin filluar punën e tyre në zyrën e këtij universiteti në vitin 1982.

Please follow and like us: