Forcat e Asadit marrin kontrollin e fshatit turkmen
Ditët e fundit forcat e regjimit kanë intensifikuar bombardimet ndaj fshatrave turkmene.
Fshati Karamanli dhe kodra e tij që gjenden në rajonin turkmen Bayirbucak në zonën rurale në Lazkiye të Sirisë, kaloi në kontrollin e regjimit të Asadit. Sulmet e regjimit që filluan dy ditë më parë ndaj fshatrave turkmene, vazhdojnë pa pushim. Dje për gjatë gjithë ditës, forcat e regjimit goditën disa pika me mortajë dhe raketa kurse në mbrëmje u munduan të hyjnë në fshatin Karamanli dhe kodrën e tij. Pas përleshjeve të dhunshme, fshati dhe kodra kaluan në kontrollin e Asadit. Kodra Karamali, përmban një rëndësi strategjike për mbajtjen nën kontroll të pikave të tjera që kanë mbetur në duart e turkmenëve. Forcat e Asadit, dje kishin shtënë në dorë edhe fshatin Isa Pinar.
Please follow and like us: