Albspirit

Media/News/Publishing

Forcat irakiane në Faluxha


Iraqi security forces advance their positions during the fight against Islamic State militants in Fallujah, Iraq, June 15, 2016.

Ushtarë të forcave speciale në Irak rimorën sot kontrollin e një ndërtese në bashkisë së qytetit Falluxhah nga luftëtarët e Shtetit Islamik, pas luftimeve që zgjatën për thuajse një muaj, për të arritur deri në qendrën e qytetit.

Falluxha ishte bastion i militantëve të ISIS-it dhe forcat irakiane, me mbështetjen e sulmeve ajrore amerikane, arritën ta dëbojnë ISIS-in nga qendra e qytetit, duke shënuar një fitore simbolike për forcat e koalicionit, tha shefi i policisë federale të Irakut.

ISIS e mori kontrollin e Falluxhës në vitin 2014, por pas luftimeve të ashpëra gjatë muajve të fundit, forcat irakiane kanë mundur të rimarrin kontrollin e rreth gjysmës së qytetit. Në ofensivën më të fundit, trupat hynë në qytet sot herët në mëngjes dhe ata hasën në shumë pak rezistencë nga militantët.

Një zyrtar irakian tha se një numër i madh luftëtarësh të ISIS-it u larguan nga qyteti në drejtim të perëndimit.

Sipas zyrtarëve të sigurisë, shumë anëtarë të ISIS-it janë larguar nga qyteti gjatë kësaj jave pas ofensivës, duke u paraqitur si civilë që i largohen konfliktit.

Please follow and like us: