Albspirit

Media/News/Publishing

Kapja moniste e drejtësisë nga Rama 

 

maxresdefault

Nga Kastriot Islami.

LSI është shprehur pas takimit Basha-Meta se opozita ka të drejtë në kërkesën e saj kur bëhet fjalë për referencë të paragrafit 88 të raportit final të Venecias. Duke kuptuar qartas se ky paragraf garanton parimisht moskapjen politike të drejtësisë nga Rama, LSI i është rikthyer qëndrimit të saj parimor për një reformë në drejtësi, të miratuar me konsensusin e opozitës dhe në respekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Rama është i shqetësuar se tani nuk ka përballë vetëm qëndrimin parimor të opozitës për pengimin e kapjes politike por mesa duket po aq i vendosur kundër kapjes rezulton edhe qëndrimi parimor i LSI. Me siguri në ditët që vjen, media mjerane do të fillojë të sulmojë këtë rezonancë qëndrimesh parimore si aleancën e re PD-LSI. Por kjo është e parëndësishme përballë rrezikut të kapjes politike të drejtsisë nga Rama.

Rama synon ose minimin e reformës ose kapjen e drejtësisë

Kjo rezonancë qëndrimesh jo vetëm pengon Ramën të kapë drejtësinë por nëse ai insiston në opsionin e tij nxjerr qartë në sytë e publikut por edhe të shumë ndërkombëtarëve synimin e Ramës për të hedhur në erë një reformë drejtësie, që në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk lejon kapjen politike të drejtësisë. Pra në ditët në vijim do të bëhet edhe më e qartë se kush ka qënë dhe është për bllokimin e reformës dhe kush ka qënë dhe është për kapjen e drejtësisë; në të dyja rastet bëhet fjalë vetëm për Ramën.

LSI kundër Ramës për referendumin, qeverinë teknike dhe zgjedhjet e parakohshme

Bazuar në këtë analizë Meta ka shkuar edhe më larg, duke i kërkuar Ramës të miratojë opsionin e paragrafit 88 përndryshe s’do të ketë plotësim të “kërcënimeve” të tij, pra referendum, zgjedhje të parakohshme apo qeveri teknike. Kërcënime që Rama ja ka bërë opozitës por që në fakt shkojnë edhe ndaj LSI ndërkohë që edhe cështjen e qeverisë teknike por edhe të zgjedhjeve të parakohshme më shumë janë në duart e opozitës, e LSI apo akoma më të sigurta në duart e të dyjave. Ndërkohë Bashës i kërkon vetëm një gjë, të mos nxjerrë kërkesa të tjera nëse plotësohet paragrafi 88.

Rama synon kapjen moniste të drejtësisë

Paragrafi 88 i raportit të komisionit të Venecias është i thjeshtë, ai kërkon që të gjithë institucionet e reja të drejtësisë të miratuara nga kuvendi të mos kapen nga Rama. E thënë më thjeshtë; për shëmbull në rastin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 5 anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, të mos jenë 5 me 0 në favor të Ramës por të jenë të shpërndarë në të njëjtën mënyrë sic janë shpërndarë mandatet e deputetëve në parlament. Do të pyeste dikush, po përse të jenë të shpërndarë në mënyrë të tillë? Cfarë përfiton populli nga një shpërndarje e tillë e të gjithë partive? Përgjigja është e thjeshtë: populli s’i ka dhënë Ramës 140 deputetë që ti japë 100 përqind të vendeve në institucionet e drejtësisë. Nëse Rama do të kishte 140 vënde në kuvend atëhere në këtë rast do të “kishte të drejtë” të zotëronte 100 përqind të vëndeve në institucionet e drejtësisë. Po në këtë rast do të ishim në kushtet e një partie të vetme që drejton vendin, pra në kushtet e monizimit, pra në diktaturë, Pra e thënë ndryshe, Rama kërkon që me 62 deputetë që ka fituar në 2013 të kapë drejtësinë si kur të zotëronte 140 vënde në kuvend, pra si në monizëm, si në diktaturë. Kjo është arësyeja përse në paragrafin 88 Komisioni i Venecias ka shpjeguar përse “shpërndarja proporcionale” e vëndeve në institucionet e drejtësisë, pra e thënë ndryshe me shpërndarje që përfaqsohen partitë në kuvend duhet të ndërtohen edhe insititucioent e drejtësisë dhe ky është i vetmi garant kundër kapjes moniste të drejtësisë. Sepse populli nuk ka votuar për monizimin dhe do të revoltohej nëse në drejtësi do të vendosej monizmi.

Please follow and like us: