Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel: Vdekja e deputetes britanike të zbardhet urgjentisht

merKancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se rrethanat e vdekjes tragjike të një deputeje britanike proevropiane duhet të zbardhen sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të referendumit për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, parashikuar javën e ardhshme. “Ky akt tragjik duhet të zgjardhet në mënyrë urgjente”, theksoi kancelarja në përfundim të një takimi me udhëheqësit e shteteve rajonale në Berlin. Ajo vuri theksin gjithashtu se nuk dëshironte në këtë fazë të lidhte vrasjen me referendumin që do të zhvillohet të enjten e ardhshme. Merkel e cilësoi vdekjen e deputetes Jo Cox të tmerrshme dhe tragjike. Deputetja eurofile e moshës 41-vjeçare dhe nëna e dy fëmijëve u vra me armë zjarrë duke ngjallur një situatë kaotike dhe me shumë tensione.

Please follow and like us: