Albspirit

Media/News/Publishing

OSLO – Norvegjia njofton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

yn Përballë një Rusie gjithnjë e më shumë të paparashikueshme, Norvegjia njoftoi sot një rritje të ndjeshme të buxhetit të mbrojtjes prej fundit të Luftës së Ftohtë për modernizimin e ushtrisë së saj me avionë luftarakë dhe nëndetëse.

Në 20 vite, shtetet skandinave, anëtare të NATO-s do të rrisin në 165 miliardë korona (17,5 miliardë euro) të buxhetit të mbrojtjes, e paraqitur në një ligj të programimit ushtarak të njoftuar nga qeveria.

“Fatkeqësisht rrethanat gjeopolitike kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme, në kuptimin e keq në vitet e fundit”, u shpreh kryeministrja Erna Solberg, gjatë një konference shtypi në Oslo.

“Ne kemi një shtet fqinj gjithnjë e më shumë të paparashikueshëm në lindje që po forcon kapacitetet ushtarake dhe që demostron vullnetin e përdorimit të forcës ushtarake si mjet politik”, u shpreh ajo duke iu referuar Rusisë me të cilën Norvegjia ndan kufirin në Arktik.

Please follow and like us: