Pse gënjeu Ministria e Arsimit për daljen e testit
Mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale është publikuar testi i matematikës për maturën shtetërore.
Për këtë skandal ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale testin.
Pak më vonë, Ministria e Arsimit, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se testi i publikuar nuk ishte ai që do të binte në provim, duke e quajtur si një gënjeshtër të madhe për të baltosur punën e instituciont.
Por, në një deklaratë për mediat rreth orës 12:15, Ministria e Arsimit konfirmoi se kishte gënjyer në deklaratën e parë dhe se testi kishte dalë përpara se të zhvillohej provimi. MAS tha se testi ka dalë nga një shkollë në Librazhd, duke bërë me dije se do të penalizohet administratori i shkollës.
Ky është një skandal i madh për Ministrinë e Arsimit, e cila me publikimin e testit të matematikës, duhet të shpallë pavlefshmërinë e provimit.
Kjo nuk është hera e parë që MAS përfshihet në skandale. Gjatë 3 viteve në qeverisjen e socialistëve, ministrja Lindita Nikolla është akuzuar disa herë për Reformën në Arsim, e cila favorizon Universitet Private dhe shkatërron ato shtetërore.
Gjithashtu, Nikolla është akuzuar edhe për favorizimin e doktroraturave të universiteteve private. Mësohet se ajo ka bllokuar të gjithë doktoraturat e në arsimin publik duke i lënë studentëve vetëm një mundësi, të regjistrohen në privat.