Rama detyron pronarët e hoteleve të Himarës të lyejnë fasadat me ngjyrë të kuqe
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se pronarët e hoteleve të Himarës janë detyruar nga shefi i qeverisë Edi Rama dhe ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima që të lyejnë fasadat me ngjyrë të kuqe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka shpërndarë fotot e hoteleve, që sipas ish-Kryeministrit, do të përdoren nga Rama dhe Kokëdhima për të pleqëruar aty.
“Ja si shemtojne Himaren duke ia zevendesuar ngjyrat e bukura te natyres me ngjyren e dy burrave qe kane vendosur te pleqerojne bashkarisht aty! Me urdher te sivllezerve kuqalash, pronaret e hoteleve detyrohen ti veshin hotelet me pllaka te kuqe!” shkruan Berisha, ndërsa ka shpërndarë gjithashtu fotot e më poshtme.
Please follow and like us: