Shqiptari plagos me thikë dashnorin e gruas
Një shqiptar 41-vjeçari me inicialet A. Sh. nga Skudrinje e Gostivarit dje në mëngjes ka qëllaur me thikë dhe ka plagosur në qafë një 46-vjeçar me inicialet A. A., ndërsa E. I., vjeç ka marrë një prerje të vogël në krahun e majtë, njoftoi sot policia e Maqedonisë.
Mësohet se A. A. me automjetin e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Shtëpinë e shëndetit-Rostushë prej ku është drejtuar dhe është mbajtur në Qendrën e emergjente – Shkup.
Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar dhe i është përcaktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 48 orë. Si shkas i sulmit nga ana e A. Sh., mësohet se është lidhja e dashurisë shumë vjeçare e të plagosurit me bashkëshorten e tij.
Policia ka kryer hetim dhe punon në zbardhjen e rastit.