Spanja është kualifikuar në turin tjetër të “Euro 2016” pas ndeshjeve të së premtes. Spanja arriti një tjetër fitore, kësaj here 3 – 0 me Turqinë që mbetet pa pikë.
Golat e Morata dhe Nolito vendosën rezultatin, në sfidën e zotëruar nga spanjollët e luajtur në Nicë.
Skuadra kampione e Europës në fuqi tani duhet të njohë vetëm pozicionin që do ta mbyllë fazën e grupeve.