Albspirit

Media/News/Publishing

Anija e tretë luftarake prodhim turk zbret në det

Me një ceremoni ku merrnin pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Binali Yildirim, u lëshuan në det Burgazada e prodhuar në kuadër të Projektit Anija Kombëtare (MILGEM).

 

Anija e tretë luftarake prodhim turk zbret në det

Anija e tretë Burgazada e prodhuar në kuadër të Projektit Anija Kombëtare (MILGEM) filluar me vendimin në vitin 2004 të Këshillit Ekzekutiv të Ministrisë së Mbrojtjes për të prodhuar anijet luftarake vendore, u lëshua në det me një ceremoni ku merrnin pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri Binali Yildirim.

Presidenti Erdogan, në fjalimin që mbajti në ceremoni, uroi që anija Burgazada të jetë për hajër dhe sjelltë të mira për vendin dhe për popullin dhe uroi gjithashtu që të valëvisë me krenari dhe sukses flamurin turk nëpër dete.

Korveta Burgazada, që është anija e tretë e Projektit MILGEM, është 99,5 metra e gjatë dhe 14,4 metra e gjerë dhe peshon 2 400 ton. Anija lundron me 28 milje detare në orë dhe ka një sistem që përbëhet nga dy helika me turbinë gazi dhe makineri dizel që arrin fuqinë 35 megavat.

Anija ka platformën e duhur për të mbartur helikopterë deri në 10 ton, ka hangar si dhe pajisjet mbështetëse gjithëpërfshirëse.

Burgazada mund të performojë detyra si betejë mbi ujë, betejë mbrojtëse nën ujë, betejë mbrojtëse ajrore, vëzhgim zbulues, kontroll komande si dhe betejë mbrojtëse asimetrike.

Ndërkaq, për anijen Kinaliada që është e katërta nga 8 anijet e Projektit MILGEM, u bë ceremonia e saldimit.

Saldimin e parë e bëri Presidenti Erdogan.

Në lidhje me këtë anije, data e përfundimit dhe zbritja e saj në ujë u shkurtua, kështu që ceremonia e zbritjes së anijes në ujë, nga janari i vitit 2018 që planifikohej të behej, mendohet që të zhvillohet në maj të vitit 2017.

Kjo anije ka të njëjtat veçori dhe standarde të anijeve të tjera.

Please follow and like us: