EURO 2016: Gjithçka që duhet të dini për ndeshjet finale të fazës së grupeve
Tashmë kemi arritur në fazën finale të grupeve në EURO 2016. Spanja, Franca dhe Italia e kanë siguruar kualifikimin për fazën me eliminim direkt, por të shumta janë kombëtaret të cilat ende nuk e kanë të sigurt fatin e tyre.
Më poshtë Gazeta Blic i sjellë për ju të gjitha skenaret e mundshme në lidhje me kualifikimet e kombëtareve të mbetura në fazën e grupeve në EURO 2016.
Kombëtares së Shqipërisë i duhet patjetër fitorja në ndeshjen me Rumaninë në Lyon për të përfunduar e treta në grup, e cila do t’i mundësonte garimin për në fazën tjetër.
Shikoni listën e plotë më poshtë. /Gazeta Blic/
Grupi A
Franca: Është kualifikuar. Nëse nuk mposhtet nga Zvicra, përfundon si lider i grupit.
Zvicra: Duhet të shmang humbjen ndaj Francës në mënyrë që të sigurojë kualifikimin. Në rast fitore, përfundon si lider grupi.
Rumania: Duhet ta mposhtë Shqipërinë dhe të shpresojë që Zvicra pëson humbje nga Franca. Gjithashtu i nevojitet avantazhi prej dy golave që të sigurojë vendin e dytë.
SHQIPËRIA: Duhet të mundë Rumaninë për të përfunduar e treta në grup.
Grupi B
Anglia: I nevojitet së paku barazimi për kualifikim. Fitorja ndaj Sllovakisë i siguron pozitën e liderit në grup.
Sllovakia: I garantohet kualifikimi nëse (a) mundin Anglinë ose (b) barazojnë me Anglinë dhe Uellsi pëson humbje nga Rusia.
Uellsi: Nëse shmangin humbjen ndaj Rusisë dhe Anglia fiton, Uellsi kualifikohet. Mund të përfundojë si lider grupi nëse Sllovakia mund Anglinë dhe ata poashtu fitojnë.
Rusia: Nëse Anglia mund Sllovakinë dhe Uellsi pëson humbje, Rusia përfundon e dyta në grup.
Grupi C
Gjermania: Barazimi e kualifikon tutje, rezultati më i mirë se i Polonisë i siguron pozitën e liderit.
Polonia: Duhet të shmang humbjen ndaj Ukrainës për t’u kualifikuar. Një fitore dhe humbje e Gjermanisë i siguron pozitën e liderit në grup.
Irlanda e Veriut: Duhet ta mposhtë Gjermaninë për të garantuar kualifikimin. Barazimi ose humbja e mban në vendin e tretë.
Ukraina: Është eliminuar.
Grupi D
Spanja: Është kualifikuar. Barazimi i siguron pozitën e liderit.
Kroacia: Barazimi me Spanjën i siguron kualifikimin. Fitorja i siguron pozitën e liderit.
Çekia: Nëse mund Turqinë dhe Kroacia pëson humbje, kanë shanse për vendin e dytë. Gjithashtu i nevojitet avantazhi prej dy golave.
Turqia: Duhet të mund Çekinë për shansin më të vogël të përfundimit në vendin e tretë në grup.
Grupi E
Italia: Lider i grupit.
Belgjika: Siguron kualifikimin në rast se shmang humbjen ndaj Suedisë.
Suedia: Duhet të mposhtë Belgjikën për t’u kualifikuar.
Irlanda: Duhet të mundë Italinë me tre gola epërsi për të patur shans për kualifikim.
Grupi F
Hungaria: Barazimi me Portugalinë i garanton kualifikimin. Fitorja i siguron pozitën e liderit në grup.
Islanda: Duhet të fitojë ndaj Austrisë për të siguruar kualifikimin. Barazimi do të jetë i mjaftueshëm në rast se Hungaria mundë Portugalinë.
Portugalia: Duhet të fitojë ndaj Hungarisë për të siguruar automatikisht kualfiikimin. Në rast se Islanda barazon me Austrinë, barazimi mund të mos i mjaftojë Portugalisë.
Austria: Do të kualifikohet direkt në rast se fiton ndaj Islandës, kurse Portugalia nuk arrin të marrë tri pikët ndaj Hungarisë. /Gazeta Blic/