Qëllohet me armë në hotelin e deputetit të PS, shpëtojnë për “qime” volejbollistet
Një person ka mbetur I plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në Golem. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i plagosur është A.Ç. i cili është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal Durrës.
Lidhur me këtë ngjarje, ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se ngjarja ka ndodhur tek hoteli I deputetit të PS-së, Sadri Abazi. Sipas tij, aty ndodhet edhe kombëtarja e Volejbollit të femrave, që i shpëtoi për qime plumbave.
Denoncimi i qytetarit
“Pershendetje sapo jan qelluar me arm ne hotelin e sadri abazit ne afersi te shkembit te kavajes aty ndodhet dhe kombetarja e volejbollit te femrave dhe kan shpetuar per qime ju a thash per informacion sepse lajmet nuk e japin ngjarja ka mdodhur rreth ores 10 tani”