Albspirit

Media/News/Publishing

UEFA hap çështje disiplinore kundër Hungarisë, Belgjikës dhe Portugalisë

zz UEFA hapi çështje disiplinore kundër Federatës Hungareze të Futbollit për trazira tifozësh brenda ambienteve të stadiumit të Marsejës gjatë ndeshjes kundër Islandës në Euro 2016. UEFA hapi gjithashtu çështje disiplinore kundër Federatës Portugeze të Futbollit pasi një tifoz u fut në fushë për të bërë foto me sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldo në fund të ndeshjes kundër Austrisë. Edhe Federata Belge e Futbollit do të preket nga hapja e çështjes disiplinore të UEFA-s për incidentet gjatë ndeshjes me Irlandën. ”Masat ndaj këtyre çështjeve disiplinore do të vendosen të martën nga Trupi i UEFA-s për Çështjet e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës”, tha organizmi i futbollit evropian.

Please follow and like us: