Albspirit

Media/News/Publishing

Avionët rusë sulmojnë rrethinat e Halepit me bomba fosfor

Avionët luftarakë të ushtrisë ruse sulmuan me bomba “fosfor” nënprefekturë dhe qytezat në veri të qytetit Halep në Siri.

 

Avionët rusë sulmojnë rrethinat e Halepit me bomba fosfor

Sipas informacionit të burimeve lokale, në Anadan, Hreytan dhe Kefr Hamra që u goditën me bomba “fosfor” nga avionët rusë u përjetuan edhe vatra zjarri.

Burimet nuk dhanë informacion nëse ka pasur viktima ose të plagosur në sulmet e avionëve rusë.

Avionët rusë, që prej një muaji sulmojnë me bomba fosfor, vakum dhe bomba thërrmuese, Halepin që gjendet në duart e opozitarëve, kanë pasur në objektivë shkolla në qendër të qytetit, spitale, qendrat e mbrojtjes civile, çarshi dhe tregje.

Avionët reaktivë rusë bombardojnë në mënyrë intensive rrugën Kastillo, që është edhe pika e vetme daljes nga veriu i Halepit.

Please follow and like us: