426 milionë lekë për fasada dhe zero investim për rrugën nacionale Korçë-Ersekë
I vetmi premtim që ka mbajtur qeveria Rama është mosinvestimi në asnjë kilometër rrugë në vend. Media sjell sot rastin e një investimi me vlerë 426 milionë lekë për rikonstruksion fasadash dhe braktisjen e një aksi të nevojshëm për qytetarët e zonës juglindore. Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Bashkia Kolonjë lidhur me rikonstruksionin e rrugeve dhe fasadave të Sheshit “RILINDJA” Ersekë. Tenderi në fjalë ka patur një fond limit prej 432 milionë lekë të vjetra. Siç duket në dokumentat e mëposhtëm, rezulton se tenderi është fituar nga ofertuesi me 98% të vlerës së fondit limit. Ndërkohë tenderi lë vend për dyshime se kemi të bëjmë me favorizimin e një operatori ekonomik të caktuar, pasi dy subjektet e tjerë në garë nuk kanë paraqitur asnjë ofertë ekonomike. Sipas Bashkisë së Kolonjës, të dy operatorët e tjerë në garë kishin mungesë të plotë në të gjitha dokumentat ligjore, administrative, kualifikuese të përcaktuara në dokumentat e tenderit si dhe nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike.
Investime për fasada, zero lekë për rrugën nacionale
Qindra miliona lekë po shkojnë për sheshet e qyteteve, ndërsa nuk po investohet aspak në rrugët nacionale.
Më herët media ka denoncuar shpesh problematikën e lidhur me aksin nacional Korçë-Ersekë. Punimet për këtë aks rrugor janë braktisur totalisht nga qeveria. Edhe pse ka një fond të akorduar nga qeveria Berisha në qershorin e vitit 2013 me vlerë rreth 2 miliardë lekë, qeveria Rama nuk ka kryer asnjë veprim për të përfunduar rrugën Korçë-Ersekë. Sipas projektit, rikonstruksioni i rrugës duhet të kishte përfunduar në qershor të vitit 2015./citynews
Më poshtë dokumentat e investimit për Rikonstruksionin e Sheshit të Ersekës