Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet në Berat 17-vjeçarja nga Fieri që u arratis me të dashurin

Tre ditë pas familja denoncoi në polici dhe media zhdukjen e vajzës së tyre, është gjetur në Berat 17-vjeçarja Ledia Rredhi nga Marinza e Fierit.
I ati i të miturës, Gramoz Rredhi, bëri me dije se e bija është gjetur nga policia në rrethin e Beratit së bashku më të dashurin e saj.
Rredhi ka falënderuar Drejtorinë e Policisë dhe zyrën e trafiqeve për gjetjen e vajzës.
Vajza 17-vjeçare ishte larguar prej një muaji nga shtëpia, por kishte komunikuar në telefon me familjarët deri 5 ditë përpara se ata të denonconin në polici zhdukjen.
Edhe në telefon ajo u kishte komunikuar se është larguar me një djalë të njohur në rrjete sociale rreth një muaj më pare.
Të afërmit u alarmuan nga frika se e mitura mund të trafikohej në Kosovë për qëllim prostitucioni.
Please follow and like us: