LSI godet Tahirin për grabitjen në Rinas
Deputeti i LSI, Luan Rama, deklaron se grabitja në pistën e aeroportit të Rinasit është papërgjegjëshmëri për sigurinë kombëtare. Në një njoftim të shërndarë nga zyra e shtypit e LSI, Rama përmend faktin se “Ministria e Brendshme kishte deklaruar masa shtesë të sigurisë, ndërkohë që banditët vjedhin një ditë më pas në pistën e Rinasit”. Anëtari i Komisionit të Sigurisë kërkon që në hetim të angazhohet edhe SHISH, i bën thirrje Ramës të marrë masa për institucionet përgjegjëse dhe presidentit që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, SHISH dhe prokuroria të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes. Kryeministri të marrë masa për të gjithë institucionet përgjegjëse! Do të kërkoj të mblidhet komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare. Presidenti të mbledhë menjëhërë Këshillin e Sigurisë Kombëtare!” thotë deputeti i LSI.