Ndryshimet kushtetuese me vulën e SHBA, irritohet Gjergj Meta: Deputetët tanë janë palaço cirku
Kleriku i njohur katolik Gjergj Meta ka bërë një reagim të ashpër pas lajmit se tashmë drafti i reformës në drejtësi është në Kuvend dhe ndryshimet kushtetuese mbajnë vulën e SHBA-së.
Meta thonë se nëse kjo është e vërtetë, parlamenti shqiptar duhet të shkrihet, ndërsa i cilëson deputetët si palaço cirku.
“Nese ky lajm është i vërtetë atëherë të shkrihet menjëherë parlamenti shqiptar. Jemi në kufijtë, madje përtej kufijëve të absurdit. Nuk kanë pse rrinë më në ato karrige deputetët e Shqipërisë. Ky gjest i bën ata deputetë palaço cirku. Ky vend nuk ju meriton asnjërin përfshi miqtë dhe miket e mia deputete. Ju nuk e meritoni atë karrige… E keni çu veten në atë pikë? E pabesueshme….”, shkruan Gjergj Meta.
Please follow and like us: