Rama thyen heshtjen, sqaron foton me Obamën
Pas lajmit të publikuar në mediat amerikane dhe ato shqiptare për fotografinë e kryeministrit Rama me presidentin amerikan Barack Obama, për të cilën thuhet se janë paguar 80 mije dollarë përmes shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu, ka reaguar zyra e shtypit në Kryeministri përmes një deklarate.
Kryeministria e cilëson manipulim mediatik dhe propagandë balte të gjitë atë që thuhet rreth fotos së vitit 2012.
Më poshte deklarata e plotë:
Duke shprehur keqardhjen per manipulimin mediatik dhe propaganden e baltes lidhur me nje foto te vitit 2012 me Presidentin Obama, Kryeministri Edi Rama, sqaron se ai as nuk ka marre pjese ne ndonje organizim elektoral te Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonje pagese, per te marre pjese ne nje organizim te kesaj natyre.
Sepse ligji amerikan ndalon perfshirjen e cfaredolloji te shtetasve te huaj ne fushate ne Shtetet e Bashkuara. Bilal Shehu qe sot po gjykohet ne SHBA per ceshtjen ne fjale eshte pjesetar i komunitetit shqiptar ne Neë York dhe eshte takuar me delegacionin qe tone ne SHBA ne vitin 2012. Por ne menyre kategorike nuk ka patur asnje lloj veprimi financiar nga ana e Edi Rames per te realizuar fotografine e takimit me Presidentin Obama.
Nderkohe qe duke perfituar edhe nga ky rast, kryeministri i ben thirrje edhe njehere Lulezim Bashes te fokusohet tek reforma ne drejtesi dhe respektin e tij per drejtesine ne Shtetet e Bashkuara, ta tregoje duke mbeshtetur projektin kushtetues te Reformes ne Drejtesi qe eshte hartuar me kontributin e cmuar te Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Edi Rama nuk ka frike nga drejtesia, nuk ka frike nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit te drejtesise, nuk ka frike nga pavaresia e anetareve qe do te bejne vetingun e gjykatesve e prokuroreve, po Lulezim Basha me Sali Berishen pse i tremben faktit qe ata qe do te gjykojne prokuroret dhe gjykatesit, do te perzgjidhen nga Shba e BE?!
Eshte koha e te vertetes per krimet, akuzat, genjeshtrat dhe te verteten mund ta thote vetem nje drejtesi e çliruar nga kthetrat e vendeve te rezervuara te partive ne sistem. Edi Rama dhe shumica jane gati te heqin duart e partive nga sistemi, po Lulezimi, Saliu dhe Partia Demokratike pse nuk jane gati?!