Albspirit

Media/News/Publishing

Australi, kryeministri Turnbull beson në formimin e qeverisë

Kryeministri australian Malcolm Turnbull ka besimin se mund ta formojë ekzekutivin e ri, por rezultati është tepër i ngushtë për të dalë në përfundime të sakta.

Liderit të koalicionit liberal-nacional i nevojiten 76 nga 150 vendet e dhomes së ulët për të krijuar një qeveri mazhorance. Më shumë se gjysma e votave janë numëruar deri tani, por rivalët duket se janë kokë më kokë.

Sipas liderit të opozitës, Bill Shorten edhe vetë ky rezultat është një përligjje e politikave të Partisë Laburiste. “Një gjë është e sigurtë, laburistët janë kthyer”, tha ai.

Vendimi i Britanisë për shkëputje nga Bashkimi Europian duket se ka qenë favorizues për kryeministrin Malcolm Turnbull, i cili nuk ngurroi të fshikullonte kundërshtarët politikë.

Megjithatë, edhe liderit të koalicionit konservator në pushtet, arsyet për t’u shqetësuar nuk i mungojnë – thotë BBC. Ashtu siç ka ndodhur në disa vende të tjera, australianët duket se e kanë një mendje të ndëshkojnë partitë e mëdha.

Në rastin e një triumfi të Partisë Laburiste, Shorten do të bëhej kryeministri i pestë i vendit në tre vjet. Për çdo rast, edhe pse qeveria pritet të ruajë në masë të madhe pozicionin e saj, laburistët duket se kanë çdo mundësi t’i shtojnë 55 vendet e tyre në dhomën e ulët të Parlamentit.

Please follow and like us: