Brexit, mundësi për reformimin në themel të BE
George Soros ka mbajtur para dy ditësh një fjalim në Parlamentin Europian ku ka folur për Brexit dhe Europën. I artikuluar si kundërshtar i politikave gjermane mbi BE-në, Soros, analizon me optimizëm votën e daljes së britanikëve, në dritën e reaksionit që ajo ka prodhuar në Britani. Sipas Soros, firmosja e peticionit për të rizhvilluar referendumin është një shenjë që BE-ja duhet ta kapë me pozitivitet për të vënë në jetë ristrukturimin dhe reformat, për të mbyllur mangësitë dhe defiçencat demokratike. “Liderët europianë duhet të njohin gabimet e tyre dhe defiçitin demokratik në marrëveshjet e tansihme institucionale. Më shumë sesa ta shohin Brexit si një negociatë divorci, ata duhet ta kapin atë si një mundësi për të reformuar në themel BE-në. Qëllimi i tyre duhet të jetë krijimi i një BE-je të rikrijuar të cilin Mbretëria e Bashkuar dhe vende të tjera me rrezikun e daljes, të duan t’i bashkohen”, tha Soros.
Kjo është mundësia e Brexit, paralel me krizën financiare që provokoi dhe e përshpejtoi. “Eurozona ka mbetur mbrapa në rimëkmëbjen globale për shkak të politikave fiskale shtrëngues”, shtoi miliarderi duke aluduar këtu rolin e Gjermanisë së Angela Merkel dhe ministrit të saj të Financave. Edhe sistemi bankar europian do të testohet fort duke vënë në pikëpyetje krizat ideologjike që sipas Soros kanë mbajtur Europën këtu ku është sot.
Kërcënimi ushtarak është një tjetër moment i provokuar nga Brexit bashkëlidhur me krizën e emigrantëve. “Marrëveshje me Erdogan nuk ishte europiane, por iu imponua Europës nga Merkel”, tha Soros. Kësaj sfide ai i ka dhënë një zgjidhje teorike bazuar kryesisht mbi financimin. “30 miliardë dollarë në vit do të duhen përtë ndërtuart kufij efektivë dhe agjenci azili…”, shtoi ai, për të nënvizuar se “kriza e refugjatëve nuk duhet të pervertojë marrëdhënien tonë me vendet fqinj”. Kriza e refugjatëve mbetet gjithsesi kërcënim ekzistecial për Europën dhe miliarderi në fjalë mbetet një mbështetës i madh i një Bashkimi Europian, që sipas tij nuk mund të dezintegrohet pa përdorur të gjitha burimet e veta në përgjigje të krizave.
http://finance.yahoo.com/news/full-text-of-soros-speech-to-eu-parliament…