Albspirit

Media/News/Publishing

Deklarata të ashpra nga i dërguari i Tsipras në Kongresin e PBDNJ

Deklarata të ashpra nga i dërguari i Tsipras në Kongresin e PBDNJ: Rama në qeveri me pasardhësit e bashkëpunëtorëve të nazizmit

Përfaqësuesi i kryeministrit grek, Alexis Tsipras, që merr pjesë në Kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në Tiranë ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së tij.

Ai i ka kërkuar “llogari” kryeministrit shqiptar për koalicionin me partinë çame të Shpëtim Idrizit.

“Si ka mundësi që ju zoti kryeministër keni në koalicionin qeveritar pasardhës të atyre që kanë bashkëpunuar me nazistët gjatë luftës”, tha përfaqësuesi i Tsipras, duke nënkuptuar këtu PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

Më tej gjatë fjalës së tij ai kërkoi respektim të të drejtave dhe lirive të minoritetit grek në Shqipëri, njësoj siç Shqipëria i kërkon në Maqedoni.

Please follow and like us: