Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i Venecias: Në vijojmë punën tonë, përpos sulmeve politike

“Drejtësia”, Kreu i Komisionit të Venecias: Në vijojmë punën tonë, përpos sulmeve politike

Pika 88 e propozuar nga Komisioni i Venecias ka futur në një “qorr sokak” miratimin e reformës në Drejtësi.

Opozita nuk tërhiqet nga kjo pikë, ndërsa mazhoranca kërkon zgjidhje alternative.

Përpos këtij ngërçi të ndodhur në Shqipëri, Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio apelon për kulturë demokratike për përmbushjen e të gjitha reformave.

Duke folur në takimin vjetor te Drejtorëve të 21 Shkollave Politike të Këshillit të Evropës, Buquicchio nënvizoi faktin se reformat e rëndësishme kanë nevojë për kulturë demokratike

Buquicchio tha se Venecia do të vijojë asistencën pavarësisht kritikave.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ekspertizën tonë sa herë që të na kërkohet, pavarësisht kritikave apo sulmeve që mund të na vijnë nga politikanët”, theksoi kreu i Komisionit të Venecias.

Please follow and like us: