Albspirit

Media/News/Publishing

Elbasan, pezullohen 3 mjekë, fajtorë për vdekjen e një foshnje

Elbasan, pezullohen 3 mjekë, fajtorë për vdekjen e një foshnje

Në muajin mars një vogëlushe 1-vjeçare humbi jetën në spitalin e Elbasanit, ndërsa sot Gjykata ka vendosur masën ndaluese “pezullim nga detyra” për tre mjekë të Spitalit Pediatrik, të dyshuar për veprën penale të “mjekimit të pakujdesshëm”.

Prokuroria kërkoi masën e “pezullimit nga detyra”, për tre mjekët Doreida Shuku, Edmont Laho dhe Fadil Brazhda, masë që u pranua nga gjykata e Elbasanit.

Pas veprimeve hetimore, Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, në bazë të të cilës rezultoi se e mitura ka humbur jetën për shkak të pakujdesisë së mjekëve, të cilët nuk kanë kryer procedurën standarde të mjekimit, në bazë të të cilës mund të ishte shpëtuar jeta e fëmijës.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, e mitura ka humbur jetën për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga një copë arre. Ky fakt nuk është kuptuar nga mjekët pediatër. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, mjeket e Spitalit Pediatrik Elbasan, nëse do të kishin ndjekur protokollet standarde, duhet të kishin pasur mundësinë që të konstatonin shqetësimin shëndetësor të fëmijës dhe jeta e saj mund të ishte shpëtuar me anën e ndërhyrjes së nevojshme kirurgjikale.

Në bazë të rezultateve të ekspertizës, Prokuroria e Elbasanit ka krijuar dyshimet e arsyeshme se tre mjekë të Spitalit Pediatrik kanë konsumuar elementet e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm”.

Please follow and like us: