“Fotografo Qeparoin”, nisma më e re e bashkisë Himarë për promovimin e turizmit
”Fotografo Qeparoin dhe bëhu protagonist me fotot e tua i transformimit të Qeparoit, si modeli i parë i shëtitoreve që po ndërtohen kudo në Bashkinë e Himarës.
Kjo është nisma e fundit e kësaj bashkie për të promovuar ndryshimin dhe për t’i dhënë vlerë turizmit në Himarë.
“Falënderim i sinqertë për të gjithë ata që po vendosin një gur të çmuar në imazhin që po i konturojmë çdo ditë Himarës sonë, ndryshe nga ndotja mediatike me skenarë imagjinarë të sajuar për të hedhur baltë mbi punën tonë të cilën ju e shihni se si ishte dhe si është. Do te duhet edhe pak kohë që të shohim po këtë ndryshim në Lukovë e Borsh, Dhërmi e Vuno, Nivicë e Palasë. Jemi në punë kudo në Bashkinë Himarë”, shkruan në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro.