Albspirit

Media/News/Publishing

FSHF reagon për “vjedhjen” e fanellave të kombëtares në “Fun Zonë”

FSHF reagon për “vjedhjen” e fanellave të kombëtares në “Fun Zonë”

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi në lidhje me qarkullimin e një lajmi se në një dyqan të saj në “Fun Zonë”, tek sheshi “Nënë Tereza” janë vjedhur fanellat e kombëtares me vlerë 10 milionë lekë.

FSHF sqaron se është tentuar të vidhen vetëm dy fanella nga dy të mitur por që gjithçka është neutralizuar nga forcat e sigurisë.

“FSHF dëshiron të informojë të gjithë të interesuarit në lidhje me incidentin e shumë folur dhe keqinformimin që po qarkullon së fundmi mbi vjedhjen ditës së sotme.

Në dyqanin zyrtar të FSHF-së ngritur në Fan Zone në Sheshin Nënë Tereza, dy adoleshentë kanë vjedhur dy bluza të Kombëtares të cilat kanë qenë të ekspozuara në këtë pikë shitjeje.

Dy autorët janë kapur shumë shpejt nga forcat e shërbimit security ARB në Fan Zone.

Edhe nga bilanci menjëherë pas inventarit, konfirmohet e njëjta sasi objekt i këtij veprimi të dy adoleshentëve të cilët me sa duket nënvlerësuan rëndësinë dhe pasojat e idesë së tyre “guximtare”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Please follow and like us: