Grabitet dyqani i Kombëtares në “Fan Zone”
Nje grabitje spektakolare duke kapur dy polici në gjymë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fan Zonen e ngritur nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Nëne Tereza”.
Burime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit i thane citynews se dyqani zyrtar i Kombetares te Shqiperise eshte grabitur nje nate me pare.
Te njejtat burime theksuan se per vjedhjen eshte bere denoncim ne policine e kryqytetit. Mësohet se në dyqanin e Kombëtares në “Fan Zone” janë vjedhur reth 120 bluza te Kombëtares me vlerë 10 milionë lekë.
Vjedhja duket të kete ndodhur nën hundën e dy policive të cilat kanë qenë në gjumë.
Fan zone ka forca te shtuara te pklicise bashkiake dhe asaj te rendit. Por cunat e Sajmirit dhe Erionit jane kapur ne befasi nga hajdutet duke i lene si “presh” ne gjume ose jo./citynews