Hillary Clinton intervistohet nga FBI
Kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton, u takua sot me zyrtarë të FBI-së në kuadrin e hetimeve për përdorimin e një serveri privat emaili gjatë periudhës që ajo ishte Sekretare e Shtetit.
Sipas një deklarate të qarkulluar nga Nick Merrill, zëdhënës i fushatës së zonjës Clinton, ajo “dha një intervistë vullnetare” për FBI-në.
Agjencia Reuters citon një ndihmës të zonjës Clinton se intervista ka zgjatur për tre orë e gjysëm dhe u zhvillua në selinë qendrore të FBI-së, në Uashington.
Intervista e sotshme u zhvillua vetëm katër javë përpara mbajtjes së konventës së Partisë Demokrate, e cila pritet të nominojë zyrtarisht zonjën Clinton se kandidate për zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.
Please follow and like us: